Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, përmes një prononcimi për media të dhënë nga ambientete e jashtme të selisë së Kuvendit, i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë shantazhin ndaj administratës shtetërore në Berat.
Maliqi u shpreh i bindur se Partia Socilaiste në qarkun e Beratit do të marrë vetëm një mandat më 25 Prill.
Edhe pse i shtati në listën e LSI-së Maliqi shprehet i sigurt për thyerjen e herësit dhe daljen deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Unë do ju bëj me dije se pavarësisht se jam i shtati në listën e Beratit, do të thyej herësin dhe do të futem deputet në Parlament. Për këtë kam garanci të plotë, LSI ka siguruar në qarkun e Beratit 3 mandate dhe po ecën e sigurt drejt mandatit të 4.
Do të jem sërish zë kritik, siç isha këto dy vite ndaj qeverisë aktuale, do jem edhe pas qeverisë së ardhshme me kryeministër Lulzim Bashën. SPAK duhet të hetojë abuzimet që po bëhen deri në bashkinë e Beratit. Dua ti them kolegut Klosi, më vjen keq që po kalon natën sepse po tremb kafshët e fshatit. Rama t’i lë sondazhet ndaj administratës, duke thënë që mos ikni në drejtim të gabuar, sepse ta kenë të ditur që s’do të shantazhojnë popullin.
Administrata është e zhgënjyer dhe ndryshimi do të bëhet se s’bën. Lekët që po afrojnë kandidatët e PS që janë të përçarë dhe po zihen për të marrë vota e thyer herësin, i bëj thirrje qytetarëve të mos marrin lekë sepse janë lekë krimi. LSI merr 4, dy merr PS dhe merr 1 mandat. Jam mëse i bindur që do të thyej herësin, do të futem deputet dhe do të jem sërish zë kritik nëse nuk mbahen premtimet nga kryeministri i ardhshëm Basha.
Në qarkun e Beratit Shameti është kundër PS, ai përdori Xhafajn për Reformën në Drejtësi dhe e la të 24. Majkon e flaku në rrugë, siç flaku Vasilika Hysin, Saimir Tahirin dhe shumë socialistë të tjerë të ndershëm, si Klosi, Balla. Unë them se kolegji u kap ashtu siç u kap Reforma në Drejtësi.
Shqipërisë do i rikthehet demokracia, Reforma në Drejtësi është e kapur, dështime komplet, tepsia, timoni, të gjitha me radhë, ka ardhur koha për hapjen e demokracisë. Nesër kam takim me 50 socialistë të pakënaqur, sepse ne jemi forcë e madhe. Të sigurt për një fitore të madhe”, tha Maliqi.