12:46 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

”Jam i pikëlluar”, Presidenti i Luftëtarit kërcënon se do të tërheqë skuadrën nga Superliga. Shkak arbitrimi

09:57 | 17/04/2017
në Sport, Te Gjitha
0
”Jam i pikëlluar”, Presidenti i Luftëtarit kërcënon se do të tërheqë skuadrën nga Superliga. Shkak arbitrimi

Në futbollin shqiptar arbitrat kanë qenë përherë të kontestuar dhe në fakt jo pa shkak. Luftëtari është një nga skuadrat më të penalizuara në këtë sezon futbollisik dhe një gjë e tillë ka ndikuar edhe në rezultatet e bluzinjve, të cilëve u janë mohuar shumë pikë.

Por, pas ndeshjes së sotme, ku gjirokastritëve u është mohuar një 11-metërsh në pjesën e parë dhe u është akorduar një kundër në të dytën, duket se situata ka arritur kulmin, pasi trajneri Mlladen Milinkoviç dhe shefi i klubit, Gentian Nora, i kanë paraqitur dorëheqjen presidentit Grigor Tavo. Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i bluzinjve në lidhje me situatën është shprehur:

“Nuk jam i mërzitur, jam i pikëlluar. Është hera e dytë që investoj në futboll. Unë jam biznesmen dhe shes produkte, nuk shes ndeshje. Më kanë paraqitur dorëheqjen trajneri dhe shefi i klubit me arsyetimin që nuk po e mbroj dot punën e tyre nga padrejtësitë dhe turpet në vendimmarrjen kundër Luftëtarit. Po si mund ta mbroj unë vallë, ç’fuqi kam? Me dhunë si disa të tjerë? Me presione, me telefonata arbitrash? Unë nuk jam i tillë. Gjirokastra nuk është e tillë.

Unë doja vetëm të mos më ndalonin në punën e nisur. Të pranojë skuadra ime nënshtrim ndaj një sulmi të tillë? Skuadra, për të cilën unë kam investuar 1 000 000 euro këto dy vjet, nuk do ulë kokën të pranojë këto absurde. Nuk po shkatërrohet një skuadër, po shkatërrohet një familje dhe tani që po flas jam me lot në sy”, është shprehur Tavo, nën drejtimin e të cilit Luftëtari arriti të ngjitej në Superiore dhe tashmë ka një pozicion komod, madje lufton edhe për vendin e katërt.

Trajneri

Por, një nga çështjet të cilat Tavo duhet të zgjidhë në vijim është ajo e trajnerit. Nuk dihet nëse presidenti do të pranojë dorëheqjen e Milinkoviçit, i cili ka bërë një punë mjaft të mirë në krye të gjirokastritëve në këtë sezon futbollistik. Por, Tavo ka shkuar edhe më tej, duke bërë me dije se do ta tërheqë skuadrën nga kampionati në rast se trajneri nuk rikthehet në krye të ekipit.

“Do komunikoj nesër me trajnerin dhe shefin e klubit. Unë nuk mund të ndikoj dot tek arbitrat. Por, nëse ata brenda javës nuk kthehen, atëherë unë do ta tërheq ekipin nga gara. Kësaj radhe jam me të vërtetë i pikëlluar. Po e theksoj, sepse nuk është vetëm lek i humbur ky që hodha, por u shkatërrua një punë e shkëlqyer të cilën e vlerësoi gjithë Shqipëria”, ka mbyllur Tavo. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: luftetaripresidentisport
Pas

Bletët i zë hashashi, shkatërrohen 40% e koshereve, plot 60 milionë euro humbje

Para

Manjani argumenton pse Erdogani u kthye në Sulltan pas referendumit: Vetë Ali e vetë Kadi! (E PLOTË)

Para
Erdogan për armëpushimin në Siri: Mundësi historike për t’i dhënë fund luftës disa vjeçare!

Manjani argumenton pse Erdogani u kthye në Sulltan pas referendumit: Vetë Ali e vetë Kadi! (E PLOTË)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.