Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka treguar një moment të rëndësishëm të jetës së tij. Vajza e madhe Malia ka filluar studimet në Harvard dhe Obama është emocionuar shumë.
Ish-presidenti e ka shoqëruar vajzën e tij deri te universiteti dhe ka treguar se para saj i ka mbajtur lotët dhe nuk e ka dhënë veten edhe pse ishte shumë i emocionuar.
“Isha krenar që nuk qava para saj, por gjatë rrugës. Nuk po qaja dhe sa nuk po e shfaqja mërzitjen time pasi do jem larg vajzës”, ka treguar Obama. (J.V/Shuplaka)