Analisti Fejzo Subashi i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News tha se momentalisht me këto afera korruptive shqiptarëve u intereson se si po menaxhohen taksat e tyre dhe se nuk ka shumë rëndësi kush është personi që arrestohet.
Subashi theksoi se SPAK nuk ka bërë punën që pritej dhe se Këshilli i Lartë i Shtetit ja ka çuar çështjet ‘gratis’.
Ai tha ndër të tjera se për aferën e Inceneratorëve apo çdo akt tjetër korruptiv përgjegjës është shteti, duke mos hequr dhe peshën që ka opozita e cila sipas tij ka bërë të njëjtën lojë me mazhorancën.
–Çfarë misteri ka çështja e Bllakos?
Subashi: Nuk ka rëndësi se kush arrestohet sot për shqiptarët por mënyra si po menaxhohen taksat tona.
Bllako nuk është interesi jonë, kemi afera korruptive gjithandej.
Kemi një institucion kushtetues, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur të menaxhojë.E shikoj që Rama nuk e ka atakuar fare KLSH-në dhe kryeministri jo vetëm kërkon përgjegjësi individuale por nuk i është kundërvënë këtij institucioni. Secili në fund të fundit është kompetent për detyrën e tij. Kjo është hija e dyshimit, jam shumë kritik ndaj SPAK sepse prisja shumë dhe ska bërë asgjë, KLSh ja ka çuar çështjet gratis.
I gjithë shteti është përgjegjës, e gjithë klasa politike, jo vetëm mazhoranca. Sepse për 13 vite edhe opozita nuk ka bërë asgjë për të mos thënë që ka bërë të njëjtën lojë. Nuk mendoj se është fitore e Berishës, pasi ishte situata aktuale e PD, ai ishte në kohën dhe vendin e duhur për interesat e tij.
Pyetje: A ka basha një kontigjent anti-Berishë për të krijuar një grup parlamentar?
Subashi: Nuk do e dëshiroja, duke marrë parasysh emrat që përfliten. Nëse Berisha nis me filozofinë e bajraktarizmit ai do dështojë, nëse u mëshon institucioneve me këtë ide lideri. Partia nuk ka ideal, nëse nuk sjell forume dhe një motiv të caktuar ai do dështojë. Nuk mund të evoluoj politika e një vendi pa një parti të mirëfilltë politike.
(E.D/faxweb.al)