Ambasadorja Amerikane ka përsëritur disa herë kërkesën që Tom Doshi nuk duhet të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, përshkak të dyshimeve për korrupsion ndaj tij.
Pak ditë më parë, Kim i bëri thirrje liderëve politikë në Shqipëri të reagojnë kundër kandidimit të Tom Doshit, ashtu sic ka reagur PD-ja.
Mirëpo, Tom Doshi duket i patrazuar nga këto thirrje teksa ditën e sotme hapi fushatën e partisë së tij, Partia Social Demokrate, duke theksuar se ai është mbështetës i Amerikës dhe se korrupsioni është një problem i madh.
Njoftimi:
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë ndez motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Kryetari i kësaj partie, Z. Tom Doshi, hapi fushaten elektorale në kryeqytet me prezantimin e listës së kandidateve të Qarkut Tiranë. Gjatë fjalës së tij, kreu social demokrat,Tom Doshi, bëri të ditur sloganin e partisë: “Na jepni besimin, t’ju kthjejmë shpresën”.
Zoti Doshi theksoi se shqiptarët nuk kanë më shpresë, dhe PSD-ja është e vetmja forcë që do ‘tju kthejë këtë shpresë, pasi sipas tij, korrupsioni është shqetësimi më i madh!
Unë jam një mbështetës i Amerikës tha zoti Doshi në fjalën e tij para kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. “Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”-tha zoti Doshi.
Me listën e Tiranës, ku janë kandidatë nga fushatë ndryshme dhe me integritet, Zoti Doshi tha se Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje.
(E.H/Faxweb.al)