“Pse nuk ka ardhur koronavirusi ende në Shqipëri?”, është kjo pyetja që po bëjnë të gjithë. Por, Ermal Mamaqi duket se e ka një përgjigje lidhur me këtë.
Nisur nga një histori e vërtetë, Ermali ka ndarë një video në rrjet, ku shkruan: “Zbulohet arsyeja pse nuk ka Virus në Shqipëri”. Natyrisht, nuk mund të mungonte humori as këtë herë, e ‘rrëfimi’ i Mamaqit i përshtatet më së miri çdo shqiptari.
Një bisedë në telefon, situatë tipike që mund ta dëgjosh në çdo linjë të transportit urban në Tiranë, ku bashkëbiseduesi i thotë tjetrit: “Jam me 40, kam një javë, kam ardhur nga Italia, jam shumë keq…”, siç thekson dhe Ermali, “çdo simptomë e mundshme” e koronavirusit.
Por, pavarësisht të gjithave, personi në fjalë refuzonte të kryente vizitë mjekësore. “Nuk shkoj të kontrollohem, të më kapin atje”. Një histori e tillë, që Ermali e ka treguar në një tryezë me miq, ka shkaktuar të qeshura, e jo më kot. Videon e plotë e gjeni më poshtë.
View this post on Instagram
HISTORI E VËRTETË ; Zbulohet arsyeja pse nuk ka Virus në Shqipëri. Dëgjoje deri në fund.