Lideri i Partisë Socialdemokrate, Martin Schulz, ka deklaruar se është më i mirë se Merkel në marrëdhëniet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, pasi ai flet më qartë. Në një intervistë për revistën informative gjermane “Der Spiegel”, Schulz tha se Trump ka nevojë për deklarata të qarta”.
“Unë besoj se jam më i mirë se Merkel në lidhje me këtë”, tha ai.
Schulz tha gjithashtu se “presidenti Trump përfaqëson një kërcënim për vendin e tij dhe për të gjithë botën”.
Merkel po kandidon për një mandat të katërt në detyrën e kancelares në zgjedhjet e 24 shtatorit. Martin Schulz është rivali kryesor i kancelares. (B.H/Shuplaka)