Një 19-vjeçare është kritikuar për shkak të mos depilimit. Por Macey Duff, nga Nevada u ka kërkuar femrave të tjera që ti bashkohen asaj.
Duff u shpreh se filloi të depilonte duart dhe këmbët kur ishte 10-vjeç pasi kushtëzohej nga shoqet e saja.
Për 6 vite ajo kishte turp që ti linte qimet e trupit të saj të rriteshin nga frika se mos e tallnin.
Por kjo ndodhi deri në vitin 2016 kur u transferua në Hawaii.
Atje motra e saj vuri re një grua me bodysuit në plazh që nuk ishte depiluar dhe qimet i dukeshin në krahë e këmbë. Që nga ajo kohë Macey vendosi të pranonte veten ashtu siç ishte.