Para pak ditësh ai u shpreh se për këtë Botëror bën tifo për kombëtaren e Serbisë. Bëhet fjalë për komentatorin e njohur shqiptar, Kosta Grillo i cili shkaktoi dhe debat në rrjetet sociale, ndërsa TKZ i dërgoi një kërkesë Radio Televizionit Shqiptar, ku kërkon t’i hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve të Kombëtares dhe jo vetëm, komentatorit Kosta Grillo.
Ndërsa sot Serbia fitoi kundër Kosta Rikës me rezultatin 1-0, gazetari Alfren Peza duke iu referuar deklaratës së Grillos ironizoi: “Sot Kosta Grillo fitoi kundër Kosta Rikës”, tha ai në RTSH.
Peza deklaroi ndër të tjera se si tifoz i Gjermanisë kjo nuk ishte një ditë e mirë, pasi ‘Pancerat’ humbën 1-0 përballë Meksikës.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post