Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur ashpër edhe një herë tjetër kryeministrit tonë Edi Rama sa i takon çështjes së minishengenit.
Në orën 17:00 Rama në një videomesazh në “Facebook” tha se nuk ishte ai tradhtari i Kosovës, por për Haradinajn i gjithë minishengeni është një mashtrim për Kosovën. Sipas tij, shteti kosovar është gjendur para një rreziku shumë të madh sepse kanë tentuar ta ndajnë.
“Unë s’kam e nuk e bëj kurrgjë në baza personale. Jam ndodhur para një rreziku të madh që Kosova të ndahej në emër që gjoja ajo pjesë që mbetej të bashkohej me Shqipërinë. Unë jam detyruar të dal kundër. Interesi kombëtar, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës, është nënshtrim, nuk mundesh t’i imponosh asgjë Serbisë, e pastaj të na njohë ndonjëherë Serbia.
Heqja e taksës, presionet që janë bërë, kur dilnin dhe thoshin që “duhet me u heq taksa, minishengeni është veç një formulë”. “Ne nuk jemi Amerika” më thonë mua, por ky minishengeni është bërë të fusim Kosovën në atë klub. Ata nuk e kanë atë lodrën që patën qejf të luanin me të.
Është një lloj biberoni edhe për Vuciçin edhe për Edi Ramën, për Kosovën është mashtruese. Po ta kisha provuar do kishte dalë keq për Kosovën. Ata nuk humbin, por edhe nuk fitojnë”, tha Ramush Haradinaj gjatë një interviste për emisionin “Debat”.
(M. I./ Faxweb.al)