13:11 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Jam në hallin tim, në punën time”, flet për Fax News punonjësi i bashkisë: Qëlluan me 30 plumba drejt banesës (Video)

12:24 | 21/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Jam në hallin tim, në punën time”, flet për Fax News punonjësi i bashkisë: Qëlluan me 30 plumba drejt banesës (Video)

Pas pas mesnatës së sotme në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xhuljano Maraj, në Selenicë.

Faxweb.al mëson se 26-vjeçari është punonjës në Bashkinë e Selenicës ndërsa është shprehur per gazetaren e Fax news Afrovita Hysaj se nuk ka pasur probleme me persona të tjerë, dhe nuk iu ka dhënë punonjësve të policisë asnjë indicie lidhur me autorët e mundshëm.

Ai ka treguar se nuk kanë parë asnjë prej autorëve, ndërsa gjurmët e plumbave duken në të gjithë muret e shtëpisë.

“Mbrëmë rreth orës 1 pa 20 dëgjuam të shtëna, dhe menduam se kishin gjuajtur jashtë. Në mëngjes i pamë që kishin gjuajtur portën, muret, erdhi Policia dhe gjeti rreth 30 gëzhoja. Ka pasur dy armë të ndryshme me të cilat është qëlluar, nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person. Jam në hallin tim, në punën time. Policia vazhdon hetimet, mund të kenë qenë dy deri në tre persona”, shprehet Maraj në Fax News.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që ngjarja ka terrorizuar familjarët që kanë qenë në banesë. Mësohet se drejt banesës janë gjuajtur më shumë se 30 plumba, ndërsa e gjithë familja ka qenë në gjumë, pa mundur që të shohin autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: bresheri me arme banesesbresheri ne drejtim te baneses se punonjesit te bashkisepunonjes i bashkise se selenicesselenice
Pas

‘’Të parët ne, jo Shqipëria”, kjo është fotoja që po ”çmend” rrjetin. Partia ekstreme në Slloveni…

Para

Flamur Golemi drejt bashkisë të Gjirokastrës, kush është zv.ministrja që merr mandatin e deputetes

Para
Flamur Golemi drejt bashkisë të Gjirokastrës, kush është zv.ministrja që merr mandatin e deputetes

Flamur Golemi drejt bashkisë të Gjirokastrës, kush është zv.ministrja që merr mandatin e deputetes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Goditet rrjeti i trafikut të drogës Shqipëri-Finlandë, SPAK arreston 9 persona, sekuestrohet drogë e automjete

Pas shpërthimit të vullkanit në malin Etna, turistët ikin me vrap

Operacioni i SPAK me autoritetet finlandeze/ Dumani: Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike

Përfundon ndërhyrja me dy helikopterë Cougar në zonën e Darzezës, nis kontrolli i territorit nga trupat tokësore (VIDEO)

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë

Sherr mes adoleshenteve në Tiranë! Gjashtë të mitura përplasen fizikisht me dy vajza të tjera

Programi për energjinë e rinovueshme, Kozeli: 8 mijë familje përfitojnë nga skemat e granteve

69.917 aplikime në skemën e mbështetjes në Bujqësi, AZHBR nis verifikimin e dosjeve

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

Alarm në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.