Në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa” kreu i qeverisë është shprehur se me dekretin për anulimin e 30 qershorit Ilir Meta firmosi vetëvrasjen e tij politike.
Dhe sikur të mos mjaftonte nisma për shkarkimin si dhe injorimi për ftesën për dialog, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të thotë hapur dhe për mediat e huaja atë që ai mendon për Presidentin e Republikës.
Rama: “Kemi një traditë të brishtë për institucionet pas 50 viteve diktaturë, që na kishte transformuar në Korenë e Veriut të Europës. Duke mos i shtyrë zgjedhjet mbrojta demokracinë. SHBA dhe BE e kuptuan”.
Kryeministri ka treguar arsyen se përse nuk ra dakord për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, duke argumentuar se gjithcka u bë për të mbrojtur demokracinë duke harruar se në listën e kanidadëve në shumicën e bashkive kishte vetëm një kandidat.
Rama: ”Shqiptarët që shkuan të votojnë shpëtuan vendin. Ishte në rrezik shteti i së drejtës. Nuk ishin zgjedhje vetëm për kryetarët e bashkive, kishte një rrezik shumë të prekshëm për përleshje. Nuk pati të tilla, sepse nuk ishte populli që i donte ato”.
Një falenderim dhe vlerësim për shpëtimtarët e vendit, Edi Rama nuk e kurseu për ata që zgjidhën të shkonin në kutitë e votimit.
Rama: ”Po zhvillohet një procedurë ‘impeachment’ për Illir Metën, do të shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë antikushtetuese. Duke mbështetur bojkotimin e zgjedhjeve, dekretoi vetëvrasjen e tij politike duke shoqëruar drejt harakirit të gjithë opozitën”.
Kreu i qeverisë u tregua i prerë kur u pyet për mundësine e zgjedhjeve të parakohshme.
Rama: ”Jo. Opozita nuk mund të marrë peng maxhorancën”.
Ndërsa për veshjen e tij ditën e votimeve tha se ishte i pari që kombinoi atletet me kostum dhe sot është kthyer në modë.
Pavarësisht faktit se vetëm një shqiptar në pesë iu drejtua qendrave të votimit, thekson gazetarja Letizia Tortello.
“Duke mos i shtyrë zgjedhjet, mbrojta demokracinë“, deklaron më tej kryeministri Rama.
Mpreh armët kundër presidentit, dhe bën shaka për mënyrën e veshjes:
“Më kanë kritikuar pasi votova i veshur me një xhaketë elegante dhe pantallona të shkurtra me çorape. Kujtohuni që kam qenë i pari që kam veshur atlete me kostum. Sot jam në modë: bëj tendencë”.
I pyetur për protestat që kanë nisur në muajin shkurt kundër tij, Rama i cilëson një inskenim ku djem nga periferia janë paguar për të sulmuar ndërtesat.
Por qendra e bisedës mbetet presidenti Ilir Meta për të cilin ai këmbëngul se po zhvillohet një procedurë ‘impeachment’, dhe se do të shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë antikushtetuese. Pyetjes nëse do të pranonte zgjedhje të parakohshme për hir të bashkimit të vendit, Rama përgjigjet shkurt: “Jo. Opozita nuk mund të marrë peng maxhorancën”.
Discussion about this post