Ylli i muzikës pop, Rita Ora, 30-vjeçe, ka dhënë një pasqyrë të rrallë në lidhje me marrëdhënien e saj me regjisorin, Taika Waititi, 46-vjeçar.
Duke folur për revistën australiane Vogue këtë muaj, Rita tha se është në një ‘vend të mrekullueshëm’ në jetën e saj kur u pyet për romancën e re.
“Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, tha ‘Ikona e stilit’, shkruan DailyMail.
Rita, e cila ka qenë në një lidhje dashurie me Calvin Harris përpara ndarjes në 2014, shpjegoi gjithashtu se kishte mësuar shumë për romancat gjatë marrëdhënieve të mëparshme.
Këngëtarja shqiptare ndërkohë u nda nga regjisori francez, Romain Gavras, në fillim të këtij viti.
Më herët, treshja Taika Waititi , Tessa Thompson dhe Rita Ora u fotografua duke u përqafuar jashtë në shtëpinë e Waititi në Sidnei të Dielën, duke shfaqur e dashurinë në public, ndërsa ishin ulur përpara një tavoline të vogël me pije.
Në disa foto, të ndara për herë të parë nga The Daily Mail, Waititi – i cili është duke drejtuar Thompson, 37 vjeç, në Thor: Love and Thunder – u pa duke qeshur me Thompson dhe këngëtaren Ora, 30 vjeç, me të me të cilën thuhet se ka filluar të dalë që nga në fund të muajit të kaluar.
Thompson dhe Ora ishin ulur në të dyja anët e Waititi , duke u puthur në buzë me njëri-tjetrin ndërsa përkuleshin mbi kineastin, 45. Foto të tjera i treguan ata duke u afruar me Waititi pasi ai kishte hedhur nga një krah rreth secilën prej tyre.
Kjo treshe e famshme e hollyëoodit duket se e kanë kaluar një mbrëmje duke festuar në shtëpinë e regjisorit të shpërblyer me “Oscar”, dhe pas ndenjës kishin vendosur t’i kalojnë disa momente së bashku në balkonin e ndërtesës.
Aktorja Thompson në vitin 2018 e kishte bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat, por nuk kishte pranuar ta identifikojë veten si biseksuale. Edhe Ora në të kaluarën ka folur për fleksibilitetin në orientimin e saj seksual.