Është nënë e 4 fëmijëve dhe fjalën e kemi për Xhemile Agiçin e cila çdo ditë po lufton me jetën. Pas lindjes së 4 fëmijëjëve gjatë mometit të lindjes së binjakëve të saj pësoi insuficiencë kardiake.
Sipas mjekëvei vetmi shpëtim për të është transplanti i zemrës jashtë Shqipërisë. E vetjma mënyrë kjo për të jetuar dhe qëndruar pranë fëmijëve të saj. Por nuk kanë mundësë ekonomike për ta bërë operacion jashtë vendit.
Për këtë arsye Xhemilja dhe bashkëshorti i saj Bledi i janë drejtuar emisionit ‘STOP” për ndihmë pasi shprehen se kanë edhe 4 fëmijë për të rritur.
“Kam katër fëmijë të vegjël. Pasi linda binjakët para dy muajsh, pësova një problem me zemrën. Ju lutem, më ndihmoni! Kam nevojë për një transplant që kushton shumë dhe unë nuk kam mundësi ta përballoj… Kam shumë nevojë për ndihmën tuaj!”, shprehet nëna e sëmurë.
Bledi Agiçi, burri i saj ithotë se nuk ka të ardhura ekonomike për të përballuar jetesën e jo më këtë operacion shumë të kushtueshëm.
“Unë këta fëmijë dua t’i rris me nënë! Kush më ndihmon, faleminderit, do t’jua di të gjithëve.”, shprehet ai. (J.V/Shuplaka)