Deputeti opozitar Kujtim Gjuzi ka deklaruar këtë të mërkurë se është nipi i Ali Pashë Tepelenës. Në Kuvend po diskutohej rreth projektligjit për investimet strategjike ndërkohë që pritet të diskutohet edhe për paketën anti-shpifje.
“Se këtu ka pasur dy burra ky vend. Ai është Gjergj Kastrioti i Ralf Gjonit dhe po ta them dhe njëherë tjetër, Pashai i Janinës, unë jam nipi i atij”, tha Gjuzi.
Ndërkohë duke ju referuar ligjit të investimeve, Gjuzi kërkoi prezencën e kryeministrit në séance, ndërsa tha se Shqipëria është braktisur nga investitorët e huaj.
“Ligji për investimet nuk shohim asgjë, themi do bëjmë aeroportin në Kukës, ku është zoti kryeminister? Nuk është në sallë po e ndjek ai e ndjek. Themi do bëjmë aerodrom, ku është se nuk po shohim gjë? Do dëgjojë se sbën ai. A ka më kohë kryeministri ti bëjë këto? Ju qytetarë që e doni, se dhe ne e duam se po mos ta donim do e kishim rrëzuar.
Nuk është për të qesh o Korab, hajde në sallë dëgjo se 5 herë do dali Gjuzi këtu sot s’ke nga shko jena në fundvit e duhet ti japim llogari qytetareve, duhet ti themi pse ndodhi tërmeti? Kanë dalë ekspertet kane folur.
O Korab nuk them ik nga shtepia jote ne Kamzes se do vij dhe unë të marr shpi me qira me nejt me ty por atje poshte janë vrimat e urithit. Edhe pse jam kunder presidenti Meta kishte info që do ndodhte tërmeti, për të tjerat s’ka të drejtë por për këtë kishte”, tha Gjuzi.
Gjuzi nuk la pa përmendura as lidhjet dhe krushqinë mes Gramoz Ruccit dhe Lulzim Bashës.
“Meta ju ka mbajt këtu 30 vite po mos ishin ata të dy, Meta dhe Monika dibranja jone, PS sdo ishte shumicë sot këtu. I keni votat për ta shkarkuar presidentin apo nuk doni? Ralf të lutem, kam konsideratën më të lartë për mbiemrin tënd, ne duhet të vendosim e vendosëm këtu parametra, qoftë baca që është Sali Berisha, qoftë Basha që është dhëndri i kryetarit të Kuvendit, doni sdoni, le ta konfirmojë që s’është kështu thuaj që se kam krushk Lulzim Bashën, jemi për ti thënë shqiptareve që ne do bashkëpunojmë të gjithë bashke e smund të na thotë njeri tradhëtar.
C’rëndësi ka me fut Rucin në burg tani 70 vjec sa është, po pse ta burgosim? Po u nxeh Tirona është e vështirë me u mor vesh me ne sot. 3 biznesmenë cek kanë ardh më kanë taku, në 11 të natës kam qenë në zyrat e kuvendit më thanë sna lejnë me investu na kërkojnë para. Nëse do i kërkoni para njerëzve PS do dalë në opozitë, kërkoni përsëri gjakderdhje e vllavrasje? Ata që kanë përgjegjesi duhet ta kuptojnë që ka mbaruar koha e tyre, jo ne nuk e burgosim bacën i themi rri aty se është rrit djali”, tha Gjuzi.