Mbrëmjen e djeshme në emision sportiv Top Arena ishte e ftuar edhe aktorja e “Portokallisë” Renata Caci, e njohur edhe si “Luzja”, për shkak të rolit të saj të famshëm.
Me atë të ftuar sigurisht që batuta nuk mund të mungonte që në nisje të emisionit. Pyetjes së Manushit, për jetën e saj personale, Renata u shpreh se vazhdon të jetë vetëm dhe për këtë dha edhe një “arsye”.
“Nuk ka asgjë të re. Unë jam single. Nuk të lënë këto 18-tëshet që kanë hyrë në treg!”, tha ajo, duke shkaktuar jo pak të qeshura në rradhët e të pranishmëve.
Ndoshta aktorja ka zgjedhur të ironizojë në këtë mënyrë shtimin e vajzave seksi dhe në një moshë të re në ekran, duke iu besuar dhe emisione të rëndësishme.
(E.K/FAXWEB.AL)