Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me denoncimin e publikuar nga Partia Demokratike, ku Manjola Cakoni shprehej se është marrë ne telefon nga kryeministria dhe është kërcënuar.
Rama mohoi të ketë ndodhur një gjë e tillë duke shtuar se kjo gjë vërtetohet me fakte dhe sipas tij ai nuk i ka braktisur, por PD po përdor dhimbjen për të manipuluar njerëzit.
“Jam i keq ardhur me hijeno-politikën në tërësi dhe me hijeno-politikën e PD në veçanti që nuk le rast pa u përjekur të keqpërdor dhimbjen dhe fatkqësinë njerzore dhe po peshkon në turbullirën që tenton të krijojë, duke manipuluar ndjenjën njerëzore. Komentet duhe të bazohen mbi faktet. Mund ti marrë, ti shohë, ti verifikojë, dhe do të shohë që unë nuk e kam braktisur atë familje. Por nëse ato që humbën nuk ua kthej dot, do t’i kthej në një jetë të re, me kushte që as nuk i kishin, as nuk do t’i kishin pasur nëse tragjedia nuk do të kishte ndodhur.”- tha Rama.(M.Q/Faxweb.al)