Në prag të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, për postin e kryetarit të partisë, situata duket mjaft e tensionuar mes anëtarëve të kësaj force politike.
Jamarbër Malltezi, i cili është një ndër eksponentët e PD-së që ka kërkuar të bëhet një analizë për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Mirëpo siç duket, thirrja të cilën Malltezi e ka përsëritur herë pas here gjatë këtyre ditëve, duket se ka rënë në vesh të shurdhët.
Në një postim në rrjetet sociale, dhëndrri i Berishës shprehet se kurrë nuk e kishte menduar se do përballej me njerëz që kanë frikë të diskutojnë lirshëm, qoftë edhe në forume. Ndërsa ka shtuar për dikë, duke mos përmendur emra, por që me shumë gjasa do jetë Lulzim Basha: “Po nese ka frike te flasim haptaz mes njeri-tjetrit si do rikuperojme 300,000 zemra qytetaresh”
REAGIMI I MALLTEZIT
“Pas 27 vitesh qe protestuam per liri dhe te drejta njerezore, nuk mendoja qe do perballesha me njerez qe kane frike te diskutojne lirshem (dhe brenda forumeve) per ate qe u be mire dhe ato qe ishin krejt gabim.
Po nese ka frike te flasim haptaz mes njeri-tjetrit si do rikuperojme 300,000 zemra qytetaresh qe duhen fituar per te mundur krimin e organizuar qe blen vota e gjithshka?
Uroj dhe shpresoj qe PD te behet sa me shpejt “Land of the Free & Home of the Brave” (D.D/Shuplaka)