Pak orë pas incidentit të shënuar ditën e djeshme në çadrën e opozitës, teksa ish-kryeministri Sali Berisha ishte duke folur, ka reaguar dhëndri i tij, drejtor i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi.
Një grua bërtiti ditën e djeshme teksa Berisha ishte duke folur, duke iu drejtuar të pranishmëve me fjalët “malokë të qelbur”, “doni të vini në pushtet me shpuarje gomash”, për t’u larguar disa minuta më pas.
E në analogji me këtë incident, Malltezi sjell në kujtesë dhunimin e dy vajzave në rrugët e Tiranës në Janar të 2011-ës, kur disa socialistë u turrën drejt tyre pasi ato shprehën mendimin e tyre ndryshe.
Bashkangjitur videos, Jamarber Malltezi shkruan se në krahasim nga PD,” zuzarët e z. Rama të nxitur nga ai që ka rrahur gjithë gratë e jetës së tij, rrahin vajzat veç pse kanë mendim ndryshe”. (XH.A/SHUPLAKA)