Ndërsa është në huazim tek Bayern Munich Lojtari i Real Madridit, James Rodriguez, është pyetur për atë se si ndihet për dorëheqjen e papritur të Zinedine Zidane nga Los Blancos.
Kolumbiani pranon se ikja e tij është “e çuditshme” pasi Zidane kishte fituar gjithçka. “Pak, po, sepse ai kishte tre vjet aty ku ai ka fituar praktikisht gjithçka”, u përgjigj Rodriguez.
“Është pak e çuditshme, por ishte vendimi i tij. Mendoj se ai bëri gjëra të mira në të tre vitet e fundit”.
Pas lajmit të fundit, e ardhmja e Rodriguez është vënë në dyshim.
Bayerni ka një mundësi për të blerë mesfushorin këtë verë, dhe pritet që ata të aktivizojnë atë klauzolë pas një sezoni të suksesshëm në Bundesligë me klubin. Megjithatë kolumbiani mund të dëshirojë të kthehet në Bernabeu.
Rodriguez la Madridin si rezultat i marrëdhënies së tij me Zidane. Francezi nuk duket se e vlerëson lojtarin, dhe Rodriguez u frustrua nga mungesa e aktivizimit. (B.H/Faxweb)