Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një tjetër lajm të hidhur mbrëmjen e sotme duke treguar se numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkrua në 15.
Ajo tha se vijon kampioni i dytë i analizave ndërsa janë zbuluar sipas saj edhe tre raste të tjera për të cilat nuk tregoi detaje teksa ka vijuar të replikojë me kruen e opozitës Lulzim Bashën.
“Vazhdon kampioni i dytë i analizave. Një punë e madhe po bëhet në spitalet tona. Janë 283 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Tre rastet e fundit me koronavirus kanë lidhje me pacientin zero. Po bëhet një punë e madhe në territor, qoftë në shërbimin që po ofrohet. Lulzim Basha bën propagandë për maskat, për Spitalin e Durrësit dhe për paqjisjet e mbrojtjes personale. Mjekët dhe infermierët janë prioritet me ne dhe jaën pajisur me mjete”, tha Manastirliu