E pazakontë ishte situata që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa u dëmtuan dhjetra biznese e qytetarë si pasojë e përmbytjeve.
Po ishin apo nuk ishin palmat shkak i kësaj situate? Rama tha që jo, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i kujton kryeministrit atë çka ka thënë kreu i emergjencave civile Shemsi Prençi.
REAGIMI I PETRIT VASILIT:
Kryeministri, eshte ai pergjegjesi i shkaterrimit te autostrades dhe permbytjes per shkak te palmave.
Kryeministri dje genjeu dhe tha me gojen plot se nuk e kane fajin palmat per permbytjen dhe bllokimin e pashembullt te autostrades Tirane-Durres.
Ky kryeminister tanime eshte thjesht nje genjeshtar i papergjegjshem qe vetem synon te perfeksionohet ne kete zanat.
Drejtori i Emergjencave Civile ne 23 nentor 2015 per permbytjen shume me te vogel,qe ndodhi atehere ne autostrade deklaronte qarte se shkaku jane palmat.
Dihet qe palmat dhe gomarlleqe te tjera si keto ishin projekti i kryegenjeshtarit per gjoja sic i quante ai “mobilimin” e rrugeve.
Në studion e Report Tv, Prençi ne 23 nentor 2015 ja cthoshte:
“Nuk jam me profesion inxhinier por dua të them që niveli i kanalit në të dyja anët e autostradës është ngushtuar dhe është cektuar, nuk është studiuar mirë niveli i prurjeve. Në një projekt shtetëror ku merren mijëra euro nuk duhet të pyetet drejtori i Emergjencave, ai mund të pyetej më parë. Segmenti nga ura e Kasharit deri te kthesa e Kamzës është rikonstruktuar por nuk është ruajtur thellësia e kanaleve kulluese e cila duhet të ishte ruajtur patjetër. Ky kanal si mund të bëhet më i cekët? Duhet të ishte bërë më i thellë, të lidhej më Lanë. Është gabim inxhinierik. Për mua inxhinerët duhet të pyeten, të merren në pyetje nga prokuroria, madje duhet të hetohen sepse ne nuk kemi nevojë për rrugë të bukura por për rrugë funksionale”.
(E.K/Faxweb)