Këshilltari i Presidentit për emergjencat civile, Shemsi Prençi ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me tubimin e thirrur nesër nga Presidenti Ilir Meta.
Teksa ka bërë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje në tubim, ai ka rënditur edhe një sërë arsyesh se pse qytetarët duhet ta mbështesin kauzën e Presidentit.
Përveç atë në mbrojtje të Kushtetutës ai përmend edhe shpopullimin e Shqipërisë dhe dështimin e shitjes së Kosoves Veriore sipas tij.
Postimi i Plotë
Shqipëria e para !
Shqiptarë kudo që jeni në mbarë trojet Shqipëtare dhe nga diaspora, bashkohuni në pranveren Kuq e Zi në mbrojtje të Kushtetutes e Kombit që të mos lejojmë një grusht tradhëtarësh që duan të çpopullojnë Shqipërinë. Janë të egersuar për faktin se nuk ja arriten të shesin Veriun e Kosoves në interes të Serbomdhenjëve.
Edhe sot tradhëtarët e Kombit dhe matrapazët e Rilindjes, sulmuan mbrojtësin e Kosoves Ramush Haradinaj, me të vetmen arsye se ju dështoi plani i shitjes së Kosoves Veriore.
Bashkohu dhe ti me 2 Mars në bulevardin “Deshmoret e Kombit” në oren 17:00.
Mirë u takofshim të gjithë.