Edhe pse kanë deklaruar se janë të ndarë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi duket se ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.
Shpesh, ata janë bërë bashkë për hir të së bijës Renee, veçanërisht në festat e ditëlindjes së kësaj të fundit.
Kësaj here, Roberti ka surprizuar fansat me një tjetër veprim.
Ditën e sotme ai ka shpërndarë në “Instastory” këngën më të re te ish-partneres, duke shprehur sportin për të.
Ai ka bërë ‘tag’ Norën në postimin e tij, duke treguar se ruajnë marrëdhënie miqësore.