20:20 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Janë marrë 7 nga 15 thasë me valutë”, gazetari shton dyshimet: Murataj mund të jetë vetëvrarë

22:26 | 10/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shoqërohet në Polici gruaja e Muratajt, i vëllai: Policia nuk na konfirmon se Admiri është vrarë

Dalin detaje të reja nga grabitja që ndodhi ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit.

Ka qënë gazetari Trazhgim Sokolaj i cili në Ora News ka hapur pista të reja dyshimi. Gjatë bisedës në një nga emisionet e televizionit Sokolaj shprehet se  ndoshta viktima Admir Murataj mund të jetë vetëvrarë. Ajo që i shton dyshimet për një vetëvrasje të mundëshme është fakti se FNSH nuk ka snajper, vetëm RENEA përdor snajper.

Gjithashtu gazetari është shprehur se nga 15 thasë që ishin në total me valutë vetëm 3 prej tyre ishin marrë.

‘Protokolli që aplikon kompania e sigurisë është që në pistë nuk ka persona të armatosur, me përjashtim të rasteve kur jepet alarmi. Rinasi konsiderohet si një pikë kufitare. Në lidhje me shumën këto ditë ka pasur aludime, por ende nuk ka një reagim zyrtar. Edhe kur ndodhnin grabitje në banka ata e bënin një deklaratë. Paratë janë të siguruara, por shuma nuk është bërë e ditur. Kanë qenë tre furgona që janë nisur drejt Rinasit në 13:20. Punonjësit e policisë, kanë qëndruar në hyrje dhe në pistë kanë hyrë tre furgonat, me shoferë dhe nga një përfaqësues. Bëhet fjalë për 15 thasë dhe autorët kanë mundur të marrin 7. Kur autorët kanë hyrë në pistë dhe kanë shkuar tek avioni ka qenë procesi kur punonjësit ishin duke futur lekët në barkun e avionit. Deri tani janë 3 automjete të sekuestruara. Në dy automjete janë gjetur prova. Dhe ka pasur disa zhvillime që të cojnë drejt identifikimit të autorëve. Dëshmitarët flasin edhe për të paktën 2 automjete të tjera. Janë përdorur disa furgona me targa të vjedhura dhe disa pa targa.

FNSH nuk ka snajper vetëm RENEA ka snajper. Në informacionin tim nuk ka ndodhur kjo. Thasët me para janë shpërndarë në disa makina. Automjeti me të cilin policia ka pasur kontakt pamor është ai tek ura, nga ku ka zbritur Murataj. Më tepër duket si një veprim gati vetëvrasës.’- është shprehur Sokolaj

Kujtojmë që grabitja ka ndodhur një ditë më parë në aeroportin Nënë Tereza, ku janë vjedhur 10 milion Euro , të cilat vinin nga një bankë e nivelit të dyte dhe destinacion kishin Vjenën, e ndërkohë gjatë grabitjes njëri nga grabitësit ka humbur jetën. Policia ka shoqëruar 40 persona por ende nuk është identifikuar apo arrestuar asnjë.

 

Pas

FOTO/ Pas deklaratës së Xhaçkës, ‘mësyn’ ushtria në Rinas

Para

Grabitja në Rinas/ Si e ndryshoi imazhin Admir Murataj, ja pse nuk u identifikua menjëherë

Para
Grabitja në Rinas/ Si e ndryshoi imazhin Admir Murataj, ja pse nuk u identifikua menjëherë

Grabitja në Rinas/ Si e ndryshoi imazhin Admir Murataj, ja pse nuk u identifikua menjëherë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Rusia heq dorë nga marrëveshja bërthamore, rriten tensionet me Perëndimin

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Publikohet raporti mbi të drejtat e njeriut në Turqi, Ankaraja hedh poshtë rekomandimet nga Greqia dhe Qiproja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.