Prej disa kohësh në media është përfolur për një ndarje të mundshme mes blogeres së njohur shqiptare Lori Hoxha dhe të dashurit të saj Vis Bajraktari. Ndonëse u tha se mes tyre ka marrë fund gjithçka, çifti ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme.
Mirëpo, me afrimin e festës së Shën Valentinit duket se Lori është bërë më romantike dhe në postimin e saj të fundit ajo ka çuditur fansat, pasi tregon qartë që nuk është aspak beqare.
Blogeja e njohur ka postuar një foto të një koktejli në formë zemre dhe pranë saj ka shkruar: “Kur ai të pyet çfarë do prej tij?”, duke treguar kështu se prej të dashurit të saj ajo do vetëm zemrën.