08:50 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Janë nisur drejt Gjermanisë të burgosin gazetarët e ‘Bild”, Vasili për 8 qershorin: Prisni dhe duroni ka surpriza

17:53 | 05/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Janë nisur drejt Gjermanisë të burgosin gazetarët e ‘Bild”, Vasili për 8 qershorin: Prisni dhe duroni ka surpriza

Ditën e sotme ka qënë i ftuar në studion e FaxNews ish-kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, i cili ka folur rreth përgjimeve të bëra publike ditën e sotme nga prestigjozja gjermane ‘Bild’.

Duke komentuar përgjimet e publikuara Vasili nuk ka harruar pa përmendur dhe protestën e radhës atë të datës 8 qershor, duke e konsideruar si një ditë të bukur për shqiptarët.

Ai është shprehur në FaxNews se prokuroria i ka bllokuar hetimet me qëllim për ‘dosjen 339’.

“Prokuroria shqiptare me qëllim ka bllokuar vijimin e hetimeve të kësaj dosje. Të gjithë e dinë sot shumë mirë që në Shqipëri qeveris një qeveri e bërë njësh me krimin. Është koha të kujtoj këtu deklaratën time në 27 qershor 2017, kur i kam quajtur zgjedhjet më të shëmtuara të mbajtura ndonjëherë në pluralizmin shqiptarë. Të gjitha këto fenomene që dalin sot, ne i kemi parë me sy dhe i kemi vuajtur të gjitha në terren.”

Sa i përketë reagimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda , Vasili nuk ka dashur ta komentoi, duke u shprehur se të tilla gjëra janë një neveri.

“Unë kam neveri ti përgjigjem një pyetje të tillë përpara një të vërtete kaq të madhe. Le të shkojnë të rrëmbejnë 3000 gazetarët e ‘Bildit’  t’i fusin brenda dhe ta gjejnë zgjidhjen.

E vërteta ka vetëm një standard, dhe kjo nuk devijon. Media shqiptare ka bërë mjaft punë në kushte të vështira, standarti i të vërtetës e rrit një media. Këtu ka ca të vërteta që janë tronditëse. Po të kishte pasur minimumin e ndërgjegjes Edi Rama do kishte ikur me kohë.”

Duka nga një studio tjetër televizive është shprehur se dhe vetë Partia Demokratie ka qënë e mbështetur nga persona të cilët kanë pasur një të shkuar kriminale. Për këtë gjë Vasili ka kërkuar fakte.

“Nuk më shqetëson asgjë që nuk është fakt. Ku janë faktet? Ne i kemi ndenoncuar faktet kundër Rilindjes edhe në 2017. Po të kishim pasur iluzione me’ Rilindjen’ ne do të ishim në aleancë me ta. Në e dinim çfarë do të ndodhte.“

Ndërkohë sa i përketë reagimit që duhet të kishte qeveria për përgjimet e publikuara nga ‘Bild’ apo dhe reagimin e Arta Markut, pasditen e sotme fill pas publikim të përgjimeve, Vasili tha:

O me hir o me pahir ata duhet të dorëhiqen filluar nga kryeministri i cili duhet të ishte i pari. Arta Marku, kjo zonjë në dhjetorin e viti që la pas bëri një vit, e tashmë ka një vit e gjysmë. Po të kishte qënë e pakapur dhe e paanshme do e kishte zbardhur me kohë ‘dosjen 339’. Ajo duhet të jap dorëheqjen.

Pas reagimit të Markut prokurorët do nisen të burgosin ‘Bildin’. Ata nuk kanë ku të shkojnë tani do të kërkojnë strehim politik. Do ikin nga Gjermania vetëm nga Arta Marku. Unë do isha i lumtur që këtë të  vërtetë ta kishte zbuluar media shqiptare dhe jo ajo ndërkombëtare.

Vasili ka folur dhe për raportin e ‘Freedom House’, duke mos harruar të përmend raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan.

“Me thënë të vërtetën e kam lexuar me shqetësim këtë raport. Por akoma më problematik dhe më i rëndë është i gjithë kapitulli i lirisë së medias në Departamentin e Shteteve të Bashkuara. Ky pushtet i kriminalizuar ka dëmtuar në mënyrë thelbësore dhe pushtetin e katërt.

Unë kam mosh dhe zanat tjetër. Unë punët i mat me rezultat. Produkti real që media jep nuk vjen nga media por nga tjetër kush. Nuk duhet të vijnë produkte të tilla nga media ndërkombëtare.

Sa i përketë qeverisë ajo i ka kthyer një përgjigje zyrtare ‘Bildit’, flasim këtu për Gjylametin. Detyrimi i mazhorancës është që të shkarkojnë atë prokurore e cila nxit të tjerët të hapin hetimet për ‘dosjen 339’ në një kohë kur këto hetime duhet të ishin mbaruar.”

Petrit Vasili e ka mbyllur fjalën e tij duke komentuar protestën e 8 qeshorit, e duke premtuar kështu ditë të bukura për shqiptarët.

“Prisni dhe duroni  do ta shikoni, do të jetë një ditë shumë e mirë për shqiptarët. Të ishte nga ata Rama të vinte sot këtu dhe të deklaronte të vërtetën.”

Pas

Skandali me përgjimet, Prokuroria i ndalon medias publikimin e materialeve të dosjes 339

Para

VIDEO/ “Na premtoi nuse për djemtë”, banori në Floq për Ramën: E prita 3 orë në shi, ishte dhe i bukur

Para
VIDEO/ “Na premtoi nuse për djemtë”, banori në Floq për Ramën: E prita 3 orë në shi, ishte dhe i bukur

VIDEO/ “Na premtoi nuse për djemtë”, banori në Floq për Ramën: E prita 3 orë në shi, ishte dhe i bukur

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.