Deputeti i Parlamenti të Kosovës, Milaim Zeka ishte i ftuar në televizionin Fax News, ku foli për liberalizimin e vizave të Kosovës pas votimit nga deputetët evropian me 331 vota pro.
Deputeti Zeka e përshëndeti iniciativën e eurodeputetes Tanja Fajon për çështjen e liberalizimit të vizave, por ai nuk la pa përmendur faktin se ky proces po pengohet nga politikanët e korruptuar si edhe pengesa tjetër është racizmi që BE-ja ka ndaj Kosovës.
“Në takimet që kam pasur me ambasadorët e Bashkimit Evropian, kosovarët janë dënuar padrejtësisht nga burokratët e Brukselit, për shkak të politikanëve mafiozë të dyja vendeve. Por, qytetarët nuk meritojnë ndëshkimin nga Brukseli.
Ndërkaq partitë e djathta ekstreme evropiane e konsiderojnë Shqipërinë dhe Kosovën si vende myslimane, ne duhet ta pranojmë se ekziston një racizëm brenda vendeve të Bashkimit Evropian një anti- myslimanizëm i çmendur dhe duke e vulosur Kosovën si një vend mysliman, ka pasur dhe vazhdon të ketë hezitim për mos liberalizimin e vizave.
Shpresoj që pas angazhimit të Tanja Fajon të ketë një reflektim nga burokratët në Bruksel, që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe pa viza”.
I pyetur për kërcënimet që ka marrë Profesori Enver Bytyçi pasi publikoi të dhëna se djali i gazetarit Baton Haxhiu ka lidhje të afërta me Rusinë, Zeka i cilësoi si të gënjeshtërta faktet e publikuara nga profesor Bytyçi.
“Gabimin më të madh që po bën ky profesor të cilin unë e kam lexuar te rasti i djalit të Baton Haxhiut, është që po shpërndan në opinion një gënjestër rreth djalit të Baton Haxhiut. Kurrë në jetën time nuk kam pas raporte të mira me Baton Haxhiun, unë e konsideroj një nga gazetarët më pa shtyllë kurrizore, më gënjeshtar, më spekulant, njësoj si Blendi Fevziu.
Të njëjtën gjë kam thënë edhe për këtë Ballën e ‘Top Storyt’. Janë gazetarë politikë që një ditë kanë qenë zëdhënës të Sali Berishës, sot bëhen të Edi Ramës, nesër të Ilir Metës. Këta nuk kanë as etikë gazetareske , as nuk kanë etikë njerëzore as nuk kanë shtyllë kurrizore.
Këta janë për mua prostituta të gazetarisë edhe të njerzillëkut por, që ta përfshish fëmijën tim sepse ke polemikë me mua, nusen ose partneren sepse kam polemikë me ty, kjo ndodh vetëm në mentalitetin rus, sllav edhe shqiptar”.
Lidhur me akuzat për mashtrim që janë ngritur në drejtim të tij deputeti ka sqaruar se janë të pa vërteta.
“Akuzat i kam bakshish nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, të cilin e kam denoncuar në kohën kur isha gazetar, se ka paguar 200 mijë euro për të vrarë një prokuror të Prizrenit me emrin Nazmi Mustafi.
Unë që prej vitit 1982 kam jetuar jashtë, kam punuar 16 vjet në radio-televizionin e Suedisë. Në jetën time nuk kam qenë në një stacion policor për një biletë autobusi.
Çështjen e mashtrimit të vizave ma shpiku presidenti Thaçi për shkak se unë i kisha dhënë me qira një matrapazi, një mashtruesi nga Mynihu i Gjermanisë zyrat e mia me qira, për të cilat ai paguante 1500 euro.
Dhe në momentin që unë mora vesh se ai po i mashtronte njerëzit, unë mbylla zyrat dhe jo siç pretendojnë se i ka mbyllë Policia e Kosovës dhe as prokuroria.
Si ka mundësi që unë e kam denoncuar rastin dhe unë paskam qenë i përfshirë në çështjen e mashtrimit të vizave? I vetmi njeri që më ka përfshirë këtu me këshillën e policëve që më kanë hetuar, të cilët tashmë janë larguar nga policia, është ky mashtrues.
Këta policë pasi i kanë marrë këtij 20 mijë euro, i kanë thënë këtij mashtruesit që e vetmja mënyrë që të shpëtosh nga akuzat është që ta përfshish në biznes edhe Milaim Zekën, sepse ai është njeri publik, deputet, dhe ne nuk guxojmë ta prekim”- u shpreh deputeti Zeka.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2265452220370385/
(B.K/ FAXWEB.AL)