Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar fotot e disa prej protestuesve të lënduar në protest, dhe thotë se ata janë goditur me qytë revolveri. Sipas Berishës dy prej personave të lënduar janë protestues paqësor, dhe babë e bir me njëri tjetrin.
Reagimi i Berishës:
Dhune kriminale e narkogangstereve te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!
Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela.
Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte brutale te gangstereve te narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do te mbani personalisht pergjegjesi per keto krime te shemtuara. Sb
Sipas të dhënave mbrëmjen e djeshur mbetën të lënduar tre qytetarë, ndërsa u lënduan dhe 10 efektivë policie.