12:46 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Janë shkelur procedurat për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, Goxhaj paralajmëron ngritjen e padisë ndaj ”Republikës së Re”

14:35 | 23/05/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ballanca në vend të tij, Goxhaj: As nuk e kam menduar që Basha do luante mendsh dhe do më zgjidhte mua

Edhe pse u mendua si një kandidat potencial për postin e Avokatit të Popullit, Altin Goxhaj mbeti jashtë dyerve të këtij institucioni. Me propozimin dhe miratimin e Kuvendit në krye të këtij institucioni është vendosur Erinda Ballanca.

Ndërkaq Goxhaj ka reaguar sot me një padi ndaj Kuvendit dhe Republikës së re pasi sipas tij janë shkelur procedurat ligjore të përzgjedhjes së kreut të këtij institucioni.

REAGIMI I PLOTË I GOXHAJT:

Avokati Altin Goxhaj paraqitet ne Kuvend per te marre dokumentacionin e shkeljes se Ligjit per Zgjedhjen e Avokatit te Popullit ne kundershtim me ligjin per Avokatin e Popullit dhe Kushtetuten per te ngritur padine ne Gjykaten e Administrative per shpalljen te pavlefshme te gjithe procedurave te Zgjedhjes se Avokatit te Popullit!

Kërkesë nr. 1 / 23.05.2017
Drejtuar: 
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Administratës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Sekretarisë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Sekretarisë së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Dërgon: 
Av. Altin Goxhaj – Kandidat për Avokatin e Popullit i regjistruar sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi

Objekti i kërkesës:
Vënie në dispozicion brenda datës 24 Maj 2017 të listës së dokumentave dhe akteve të nominuara më poshtë.

Baza Ligjore:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Ligji “Për Avokatin e Popullit” Nr.8454, datë 4.2.1999, plotësuar me ligjin nr.8600 datë 10.04.2000, ndryshuar me ligjin nr.9398, datë 12.05.2005, shtuar dhe ndryshuar me ligjin nr.155/2014, datë 27.11.2014
Rregullorja e Kuvendit miratuar me vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 e Ndryshuar 
Ligj nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë
Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Ligji nr. 10279 datë 20/05/2013 “Për kundërvajtjet administrative”

Tiranë më 23.05.2017

Të nderuar Zonja/Zotërinj
Duke qenë se vënia në dispozicion e këtij dokumentacioni të kërkuar në objektin e kësaj kërkese ka rëndësi thelbësore për proçedurat e Zgjedhjes së Avokatit të Popullit si një institucion kushtetues, kërkojmë që të më vihen në dispozicion brenda datës 24 Maj 2017 (duke qenë së dt. 26 Maj 2017 do të paraqes në Gjykatën Administrative një padi për të shpallur të pavlefshme proçedurat e zgjedhjes dhe vetë zgjedhjen në kundërshtim me ligjin të Avokates se Popullit Znj. Erinda Ballanca) këto dokumenta:
1. Çdo vendimi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në lidhje me Avokatin e Popullit, rrëzim apo miratim kandidaturash, proçedurash, shpalljesh, regjistrimesh dhe çdo vendim tjetër që lidhet me kandidimin për Avokat të Popullit, me përjashtim të dokumentacionit para dt 5 Janar 2017 pasi dokumetacioni para këtij afati më është vënë në dispozicion nga ju në bazë të kërkesave të mëparshme që kam bërë, në formën e kërkuar nga ligji (fotokopje e vulosur nga Sekretaria).
2. Çdo vendimi të Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me Avokatin e Popullit, rrëzim apo miratim kandidaturash, proçedurash, shpalljesh, regjistrimesh dhe çdo vendim tjetër që lidhet me kandidimin për Avokat të Popullit, me përjashtim të dokumentacionit para dt 5 Janar 2017 pasi jam pajisur me të nga ju në bazë të kërkesave të mëparshme që kam bërë, në formën e kërkuar nga ligji (fotokopje e vulosur nga Sekretaria)
3. Proçesverbalit të Mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në dt 23.05.2017, në formën e kërkuar nga ligji (fotokopje e vulosur nga Sekretaria),
4. Të dokumentacionit shoqërues mbi rendin e ditës që kishte lidhje me Avokatin e Popullit të vënë në dispozicion të anëtarëve të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në dt 23.05.2017, në formën e kërkuar nga ligji (fotokopje e vulosur nga Sekretaria),
5. Të kopjes së plotë të dosjes së vënë në dispozicion nga kandidatja Erinda Ballanca si kandidate për Avokatin e Popullit pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në formën e kërkuar nga ligji (fotokopje e vulosur nga Sekretaria)
6. Proçesverbalit të Seancës së Kuvendit të Shqipërisë në dt 23.05.2017, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, në formën e kërkuar nga ligji (fotokopje e vulosur nga Sekretaria),
7. Vendime të marra nga Kuvendi i Shqipërisë për Zgjedhjen e Avokatit të Popullit në dt 23.05.2017.

Me respekt
Altin Goxhaj
Kandidat për Avokatin e Popullit (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: altin goxhajgoxhajligjetrregullat
Pas

RTSH-partive politike: Nuk do pranojmë kasetat e gatshme të fushatave, kemi gazetarët tanë

Para

Kush është viktima e parë e sulmit në Manchester, fanse e çmendur e Ariana Grandes (FOTO)

Para
Kush është viktima e parë e sulmit në Manchester, fanse e çmendur e Ariana Grandes (FOTO)

Kush është viktima e parë e sulmit në Manchester, fanse e çmendur e Ariana Grandes (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Berisha: Farsa elektorale mori ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë

Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta

Tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri cigare dhe produkte ushqimore, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

Finalja e Champions League, PSG dhe Inter në betejën për trofeun më të rëndësishëm europian

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ilaçi i ri kundër kancerit dyfishon mbijetesën e pacientëve gjatë provave klinike

Aksion anti-opozitar në Turqi, furi arrestimesh ndaj zyrtarëve të opozitës

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Aksident në autostradën Kukës-Milot/ Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.