Thellohen përplasjet mes artistëve sa i përket ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Një pjesë e mirë e artistëve janë shprehur pro projektit të propozuar nga ana e kryeministrit Rama pak ditë më parë.
I ftuar dje në ‘’Fax News” aktori Artan Imami u shpreh se projekti ishte i mrekullueshëm dhe se disa artistë janë të nxitur nga ana e PD-së për të vijuar me kundërshtitë.
‘’Kam qenë i vetmi që kam mbështetur mikun tim të asaj kohe, Edi Ramën, kur erdhi me idenë për ta shembur teatrin dhe për të ndërtuar një të ri. Në atë kohë, isha i vetmi që e ka mbështetur që ajo ndërtesë duhet të shembej përfundimisht e të ngelej vetëm në memorien tonë për veprimtarinë kuturore e njerëzore në tre breza.
Pala tjetër ka shpërthime emocionale, pa ndonjë sens të caktuar. Ka dhe njerëz që bëjnë garë kush thotë budallëkun më të madh, po kjo është puna e tyre. Disa janë të sponsorizuar për të protestuar nga Partia Demokratike.
Projekti është i mrekullueshëm. Për mua do të ishte një ëndërr që t’ia arrija të luaja në këtë shtëpi të re të cultures”, u shpreh dje në ‘’Fax News” Artan Imami.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i regjisorit Kastriot Çipi i cili shkruan se: Hopaaa! Doli edhe një rilindas! Madje nga ata që zbulojnë grupe armiqësore… Lum partia që e ka!
Kështu politika ia arriti më së miri të përçajë artistët, dhe duket e fati i Teatrit Kombëtar do të ngelet në dorën e qeverisë.
(E.K/FAXWEB.AL)