13:38 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Janë zhvendosur dhjetëra mijëra civilë”, OKB paralajmëron për rikthimin e dhunës në Mianmar: Jemi në alarm!

17:40 | 19/05/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Janë zhvendosur dhjetëra mijëra civilë”, OKB paralajmëron për rikthimin e dhunës në Mianmar: Jemi në alarm!

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka thënë se është “thellësisht e alarmuar” nga rikthimi i dhunës në rajonin Rakhine të Mianmarit [shtet i njohur edhe si Burma], dhe ka paralajmëruar për “mizori” tjera. Përleshjet janë përhapur në Rakhine prej kur ushtria Arakan i ka sulmuar forcat e sigurisë në nëntor, duke i dhënë fund një armëpushimi të zbatuar qysh prej puçit ushtarak të vitit 2021.

“Jam thellësisht i alarmuar nga raportimet për rikthim të dhunës dhe shkatërrim të pronës në rajonin Rakhine, në veri të Mianmarit, çka ka rezultuar me zhvendosje të dhjetëra mijëra civilëve, kryesisht Rohingya”, ka thënë shefi i agjencisë së OKB-së, Volker Turk, përmes një deklarate.

Turk ka thënë se Kombet e Bashkuara po synojnë të mbledhin informacion për “shkelje serioze”.

 

 

“Me tensione të larta mes komuniteteve, banorëve etnikë të Rakhines dhe atyre Rohingya, e të cilat po nxiten vazhdimisht prej ushtrisë, kjo është një periudhë kritike, pasi rreziku për mizori tjera është akut”.

Ushtria Arakan është një prej shumë grupeve etnike të armatosura në rajonet kufitare të Mianmarit, të cilat kanë luftuar me ushtrinë prej pavarësisë nga Britania, më 1948, për shkak të autonomisë dhe kontrollit të burimeve natyrore.

Ushtria Arakan pretendon se po lufton për më shumë autonomi për popullatën etnike të rajonit Rakhine.

Luftimet janë përhapur në 15 prej 17 vendbanimeve prej muajit nëntor të vitit të kaluar, dhe prej atëherë janë vrarë qindra njerëz dhe rreth 300.000 janë plagosur.

Turk i ka bërë thirrje Bangladeshit fqinj që të rrisë mbrojtjen për “njerëzit e cenueshëm që kanë nevojë për siguri”.Përleshjet mes ushtrisë Arakan dhe ushtrisë së shtetit më 2019, patën rezultuar me zhvendosje të rreth 200.000 njerëzve,

Në atë rajon, ushtria e shtetit pati nisur shtypjen e minoritetit Rohingya, dhe tani në gjykatën e Kombeve të Bashkuara po trajtohet një rast nën dyshimet për gjenocid për atë periudhë./REL

Pas

“E kanë vendin në Kosovë, jo këtu”, babai i Hashim Thaçit pasi takoi të birin në Hagë: Im bir dhe shokët i mungojnë vendit!

Para

Irani “mban frymën”/ Frikë për fatin e presidentit Raisi, 40 ekipe në kërkim të helikopterit në të cilën udhëtonin liderë të vendit, shkaku i aksidentit

Para
Irani “mban frymën”/ Frikë për fatin e presidentit Raisi, 40 ekipe në kërkim të helikopterit në të cilën udhëtonin liderë të vendit, shkaku i aksidentit

Irani “mban frymën”/ Frikë për fatin e presidentit Raisi, 40 ekipe në kërkim të helikopterit në të cilën udhëtonin liderë të vendit, shkaku i aksidentit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim për plagosje nga Italia, kapet 42-vjeçari në pikën e Hanit të Hotit

Goditen dy raste paligjshmërish në kufi/Kontrabandë me naftë në Qafë Thanë dhe prerje e paligjshme pyjesh në Kapshticë

Tiranë – Policia procedon dhe arreston dhjetëra shtetas për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje

Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama për të mbrojtur kanalin

FOTO/ Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori. U vetëdorëzua në polici

Dronët ukrainas godasin bazën ajrore dhe depon e karburantit në Ryazan dhe Saratov

Ndeshja Shqipëri–Serbi, Policia njofton për kufizime në qarkullim dhe masa të shtuara sigurie

Izraeli kërcënon me sulme të reja në Bejrut nëse Hezbollahu nuk çarmatoset

Policia e Kukësit procedon tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Kurban Bajrami, myftiu Tërnava: Ditë gëzimi, por edhe reflektimi si shoqëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.