13:08 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pranga dy trafikantëve teksa “peshkonin”, u sekuestrohet 1 kg kokainë (EMRAT)

09:39 | 26/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pranga dy trafikantëve teksa “peshkonin”, u sekuestrohet 1 kg kokainë (EMRAT)

Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës nën akuzën e trafikimit të lëndëve narktotike.

Është kryer arrestimi i shtetasve: Gjergji Gjinaj 49 vjeç dhe Ismail Lushi 53 vjeç.

Ata u kapën në flagrancë teksa posedonin 1 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë. Trafikantët mësohet se u pikasën teksa me mjetet e tyre kishin parkuar  rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, në Rrugën “Vllaznit Huta”

Arrestimi i tyre u krye gjatë operacionit të koduar “January”. Si rezultat i këtij operacioni u krye edhe sekuestrimi i dy automjeteve, sasisë së drogës, një pushke sportive dhe 12 aparatëve celularë.

Detaje të Policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni “January”. Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.

Më datë 25.01.2017, Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Sepeciale, finalizuan me sukses operacionin “January”, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Gjergji Gjinaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

2. Ismail Alushi, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Fallsifikim të dokumentave”.

Gjithashtu është shpallur në kërim shtetasi: – A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartë përmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, te llojit Kokainë dhe Heroinë, në zona të ndryshme të Tiranës. Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi.

Më konkretisht, arrestimi i këtyre shtetasve ka ndodhur si më poshtë: Më datë 25.01.2017, rreth orës 21:00, në Rrugën “Vllaznit Huta”, është konstatuar automjeti tip Fiat “500”, me drejtues mjeti shtetasin Gjergji Gjinaj, rreth 10 metra më larg është konstatuar i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin A. K., i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë.

Menjëherë është bërë ndërhyrja nga ana e shërbimeve dhe kapja e shtetasit Gjergji Gjinaj, por në momentin e ndërhyrjes ka arritur të largohet me shpejtësi me automjetin e tij shtetasi A. K., duke mos ju bindur thirrjeve për të ndaluar.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Fiat është konstatuar një sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokaine”, e cila rezultoi me peshë 978 gramë. Nga informacionet e marra dhe nga kushtet e flagrancës, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ismail Allushi ku nga kontrolli i ushtruar është konstatuar një dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit “Heroinë”.

Gjithashtu nga kontrolli i banesës së shtetasit Gjergji Gjinaj, është gjetur një sasi prej 12.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”, një peshore elektronike si dhe shuma monetare prej 6750 euro.

Në cilësinë e provës materialejanë sekuestruar:

– 990 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.

– 0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Heroinë.

– 1 pushkë sportive.

– 12 aparate celularë të markave të ndryshme.

– 2 automje të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimkokainesekuestrimtirane
Pas

Policia shtrin në tokë trafikantët nga Mirdita, sekuestron drogë, armë dhe municione (VIDEO)

Para

Shëndeti i trurit, kjo është lista ushqimeve që nuk duhet të konsumoni

Para
Shëndeti i trurit, kjo është lista ushqimeve që nuk duhet të konsumoni

Shëndeti i trurit, kjo është lista ushqimeve që nuk duhet të konsumoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

Rusia paralajmëron SHBA: Ndihma ndaj Izraelit do të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme jep detaje: Kanë mbërritur në…

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

Një në katër emigrantë do të largohet nga Gjermania

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran/ Papa Leo XIV citon Papa Françeskun: Lufta është gjithmonë një disfatë

Tjetër masakër në Gaza, ushtria izraelite vret 59 civilë pranë qendrave humanitare

Jeta vazhdon edhe në luftë/ Nëna sjell në jetë trinjaket në një spital nëntokësor në Iran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.