Kreu i kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos në një intervistë për televizionin grek “Skai”, ka thënë ndër të tjera se pasardhësi i tij do të jetë shqiptarë.
“Kjo është mëse e qartë. Unë vet jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit.
E imagjinoni ne të kishim një gjë të tille, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë”,ka thënë Janullatos.
Janullatos gjithashtu ka folur edhe për marrëdhënien mes dy vendeve, duke deklaruar se Greqia është fqinji i Shqipërisë dhe nuk është rastësi që në Greqi janë 700 mijë shqiptarë.
Anastas Janullatos drejton ortodoksët shqiptarë që nga viti 1992.
(B.H/Faxweb)