Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se do të japë menjëherë dorëheqjen nëse humb vetëm një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij kjo nuk ka nevojë për tu vendosur si kush në statut por është në ndërgjegjen personale të një lideri politik.
“Një kryetar që humb zgjedhjet nuk duhet të kandidojë më të japë dorëheqjen. Një kryetar që humb zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk duhet të kandidojë më as të rikandidojë, nuk është çështje statuti por çështje ndërgjegje. Të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me qasjen tonë të re du të kthehjmë instrumentin e ndryshimit familjeve shqiptare”, tha fillimisht Basha për “News 24”.
Kur u pyet për mundësinë si do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme ku si armiq tashmë do të ketë jo vetëm Ramën por Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Tani nuk ke armik vetëm Ramën, por Metën dhe Sali Berishën, si do ti fitoni zgjedhjet dhe si do të merni vota në elektoratin gri.
Më 25 prill shqiptarët donin ndryshimin por cdo gjë është penguar nga Masakra Zgjedhore. PD tani shkon para shqiptarëve me një mision të qartë tu kërkojë atyre besimin që të sjellë ndryshimin që ata duan, në momentin kur ky mision është kryer me një grup të elitës shqiptarë, intelektualë, pjesa rurale të fermerëve, të përndrjekurit politik që sa herë ka ardhur PD në pushtet nuk janë mbajtur premtimet. Momenti i vendosjeve të besimit midis faktorëve shoqërorë është momenti i triumfit të vërtetës dhe drejtës së PD. Do jetë oshëtimë edhe një herë Shqipëria nga shpresa është e vështirë po jo e pamundur, dëm të madh ka bërë politika, dinosaurët e politikës Meta – Berisha – Rama. Do të ishte makat i pafalshëm tani që jemi çliruar nga ngarkesa negative përballë këtij trekëndëshi që ka interes ta mbajë Shqipërinë kështu sic është. PD ka vullnet që potencialin t’i vendosë interesat e shqiptarëve në vendin e parë me pronarët, rininë, fermerët dhe të gjithë për të sjellë ndryshimin”, përfundoi Basha.