Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë ndihmën e Japonisë, e cila pritet të dërgojë një luftëanije të madhe për të mbrojtur anijen furnizuese. “Izumo”, anija ushtarake më e madhe që ka Japonia, po shoqëron një anije amerikane që shkon për furnizim drejt flotës detare në rajon.
“The Japan Times” raporton se ajo është e gjatë 249 metra dhe mund të mbajë deri në nëntë helikopterë. “Izmo” do të largohet nga baza e saj në jug të Tokios për t’u takuar me anijen e furnizimit të SHBA-ve dhe do ta shoqërojë atë në Japoninë perëndimore.
Kjo anije është e para që ka Japonia sipas ligjeve të reja të miratuara në 2015, të cilat e lejojnë shtetin japonez që të vijë në ndihmë të një aleati nën sulm.
(XH.A/SHUPLAKA)