Inspektoriati shtetëror shëndetësor ka zhvilluar inspektime mbi shërbimin shëndetësor në qarkun e Elbasanit, ku nuk kanë munguar edhe masat administrative.
Ky inspektoriat pasi pa nga afër situatën vendosi të mbyllë provizorisht disa ambjente jo funksionale në spitalin e Librazhdit, Peqinit, pediatrinë e qytetit të Elbasanit dhe ambjente në pavionin e infektivit.
Kryeinspektorja Areti Buruku theksoi faktin se duke qenë se këto ambjente nuk kanë qënë të përdorshme prej kohësh u pa e nevojshme të mbyllen që të mos konsumohen edhe më , duke parë edhe gjendjen në të cilën ato ndodhen prej kohësh.
Në prag të celjes së sezonit turistik Inspektoriati shtetëror shëndetësor ka marrë masa edhe për inspektimin e bizneseve konsumuese, si hoteleri, bare , fats-foode etj.
Në lidhje me mbylljen e ambjenteve pranë spitalit rajonal në Elbasan, drejtoresha e këtij institucioni Desantila Tahiraj jashtë kameras ka theksuar se nuk është në dijeni të masës së ndërmarrë, pavarësisht se Inspektoriati shtetëror shëndetësor thotë se ka kohë që ia ka cuar vendimin.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post