Disa qytetarë në Gjirokastër kanë protestuar në mënyrë paqësore në kuadër të javës came. Ata shprehen se Greqia ka bërë genocid ndaj çamëve, edhe pse e mohon.
Më tej banorët që morën pjesë në protestë thanë se Greqia duhet të kërkojë falje ndërsa kërkuan që konsullata të ketë rolin e ndërmjetësit.
“Ne jemi për paqe, grekët i kemi fqinj, kemi shumë martesa të përbashkëta, Greqia tallet me shqiptarët. Pse maqedonasit dhe bullgarët, Greqia i lejon të kryejnë homazhe, kurse shqiptarët nga Çamëria i ndalon të shkojnë në Çamëri si tursitë. Ne më shumë na lidhin. I bëj thirrje Greqisë që të mos tregohet raciste, se populli është shumë i mirë. Greqia të zbatoj konventat për të drejtat e njeriut. Të mos zbatojë veton kundër Shqipërisë duke zgjeruar varrezat boshe me 8000 varre të ushtarëve grek të 41.
Është genocid, edhe pse Greqia e mohon por është genocide i pastër etnik. Ashtu ka ndodhur, është e vërtetuar dhe faktuar, është bërë spastrim etnik në Çamëri. I bëjmë thirje konsullatës të luaj rolin e ndërmjetësit dhe të na trajtojnë si vëllezër. Shokët e mi më të ngushtë i kam nga minoriteti”– janë shprehur banorët në Gjirokastër.
Discussion about this post