Seanca e sotme e Kuvendit pritet të jetë e katërta radhazi që mblidhet pa praninë e deputetëve të opozitës.
Deputetët e opozitës vijojnë prej gati tre javësh protestën e tyre në “Çadrën e Lirisë” e cila është vendosur para selisë së Kryeministrisë.
Demokratë kërkojnë qeveri teknike, largimin e Ramës nga pushteti dhe garantimin e zgjedhje të lira e të ndershme.
Përsa i përket rendit të ditës të seancës së sotme ka pak cështje për diskutim: pr/ligjin “Për administrimin e ujitjes dhe kullimit”, si dhe votimin e pr/rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit dhe Largimit e Përpunimit të Ujrave të Ndotura për vitin 2016”, si dhe emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP). (J.V/Shuplaka)