19:19 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Java Evropiane e Urologjisë/ Rezervo kontrollin tënd, parandalo Kancerin e Prostatës

16:15 | 25/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Java Evropiane e Urologjisë/ Rezervo kontrollin tënd, parandalo Kancerin e Prostatës

23-27 Shtator/ Java Evropiane e Urologjisë

Rezervo kontrollin tënd, parandalo Kancerin e Prostatës

Kur ka qenë hera e fundit që keni kryer kontrollin e Prostatës? – Jeni mbi 50 vjec? Keni kryer ndonjëherë kontrollin e prostatës ose të sistemit urinar? Sa meshkuj i përgjigjen pozitivisht pyetjes së mësipërme? Sigurisht që jo të gjithë.

Fatkeqësisht mungesa e informacionit mbi sëmundjet që prekin prostatën të tilla si;  Prostatitis(inflamacioni i prostatës), Zmadhimi i prostatës  dhe Kanceri i prostatës, e për pasojë edhe diagnostikimi i vonshëm i tyre mund të çojnë në përkeqësim të cilësisë së jetës së pacientit dhe në raste të caktuara mund të rezultojë fatale për jetën.

Pikërisht ndërgjegjësimi i popullatës meshkuj për të kryer kontrolle të rregullta të prostatës është edhe synimi i Javës Evropiane të Urologjisë duke I mëshuar gjithmonë e më shumë sloganit “ Parandalimi është më mirë se Kurimi”.

Problemet me prostatën prekim më së shumti meshkujt  mbi 50 vjeç dhe ky fakt konfirmohet edhe nga statistikat botërore për këtë grupmoshë ku rezulton se:

  • 7 në 10 meshkuj preken nga hipertrofia beninje e prostatës(zmadhimi)
  • 1 në 2 meshkuj preken nga prostatitis (inflamacion i prostatës)
  • 1 në 7 meshkuj preken nga kanceri i gjendrës së prostatës

E megjithatë të shumtë janë personat të cilët janë neglizhent ndaj këtyre fakteve dhe vazhdojnë të mos kryejnë konsulta apo kontrolle të rregullta mjekësore. Është pikërsisht si pasojë e mos diagnostikimit në kohë që bën që edhe rezultati i trajtimit të rekomanduar nga mjeku specialist të jetë më pak efektiv, pasi fillohet në stade të avancuara të sëmundjes. Shanset e trajtimit të suksesshëm rriten ndjeshëm nëse Kanceri i Prostatës diagnostikohet në stadet e hershme të tij.

Në kuadër të Javës Evropianë për ndërgjegjësimin ndaj Kancerit të Prostatës edhe stafi i Departamentit të Urologjisë së Spitalit Hygeia nën drejtimin e shefit të Departamentit, dr.Spyridon Gouvalis, i bashkëlidhet këtyre nismave për ndërgjegjësim me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e pacientëve potencialë të dallojnë në kohë shenjat & simptomat që sinjalizojnë praninë e patologjive të mundshme të gjendrës së prostatës dhe më e rëndësishmja t’i ftojmë ata të kryejnë kontrolle tw rregullta tëprostatës të paktën 1 herë në vite.

Cilat janë disa nga simptomat që sinjalizojnë probleme me Prostatën dhe për të cilat duhet te drejtoheni menjëherë te mjeku specialist:

  • Inkontinencë urinare
  • Mbetje gjaku në urinë
  • Rënie e menjëhershme & e pashpjegueshme nga pesha
  • Dhimbje në zonën pelvike & fundshpinë
  • Impotencë
  • Enjtje të këmbëve

KUJDES! Kanceri i prostatës, në fazat e hershme të tij, nuk shoqërohet me simptoma të dukshme. Prandaj vëmë theksin në kryerjen e kontrolleve të rregullta mjekësore si mënyra më e mirë e parandalimit të kësaj patologjie. Edhe në rastet e diagnostikimit të kancerit të prostatës në fazat e hershme të tij, probabiliteti i trajtimit të sukseshëm të kësaj patologjie arrin në 95% në raport me 20% sukses në trajtimin e saj në rastet e diagnostikimit në stade më të avancuara.

Njëkohësisht vlen të ritheksojmë rëndësinë kryerjes së kontrollit të prostatës një herë në vit/cdo vit për kategorinë e meshkujve mbi 50 vjec të cilët nuk kanë histori familjare të kancerit të prostatës. Ndërsa për meshkujt me histori familjare të kancerit të prostatës, kontrollet e përvitshme rekomandohen duke filluar nga mosha 40 vjec.

Dr.Spyridon Gouvalis

Shef i Departamentit të Urologjisë Hygeia

Kontakto: 04 23 90 000

Etiketa: spitali hygeia
Pas

Video e rëndë/ Tërmeti 5.8 ballë në Pakistan, ndërtesat zënë njerëzit, shkon në 25 numri i të vdekurve

Para

Shkëmbim zjarri në mes të detit në Greqi, gomonia me drogë nga Shqipëria tenton të futet në Turqi

Para
Rriten tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut, aeroplanmbajtësja amerikane i afrohet gadishullit korean

Shkëmbim zjarri në mes të detit në Greqi, gomonia me drogë nga Shqipëria tenton të futet në Turqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

Me shpejtësi tej normave dhe një parakalim të gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park

Liverpool, ja kur rikthehen në fushë The Reds, plani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.