Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të infulencojë kushte klimaterike të paqëndrueshme në vendin tonë dhe Kosovë.
Dita e hënë sjell reshje gjithë vendin; shira në bregdet dhe zonat e ulëta por borë në zonat malore. Por, e marta ri-sjell kryesisht mot të kthjellët por të ftohtë në gjithë Shqipërinë. Nga e marta deri të premten, nuk pritet të ketë reshje në territorin shqiptar.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 – 1,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -6/2°C
Zonat e ulëta 2/12°C
Zonat bregdetare 4/12°C