Ambasadorja gjermane Schütz ka bërë një reagim pak minuta më parë lidhur me Reformën në Drejtësi.
Ajo thotë se kjo është një javë vendimtare për Shqipërinë, ndërsa shton se kjo është mundësia e duhur që vendi ynë të konsolidojë shtetin ligjor.
Deklarata:
Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi – një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në.
Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësise.
Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj.
(E.K/FAXWEB.AL)