Studiuesi dhe historiani Olsi Jazexhi, i ftuar në ‘Fax News’ ka deklaruar se protestat në Iran do të shuhen brenda 2-3 ditësh, duke shtuar se Irani ka një forcë të madhe sigurie për të mbrojtur vendin nga destabiliteti.
Jazexhi tha gjithashtu se fuqitë që synojnë të nxisin konflikt në Iran janë Amerika, Arabia dhe Izraeli, ndërkohë që Turqia, Rusia dhe Irani janë për stabilitet.
“Unë mendoj që protesta do të zhduken në 2-3 ditët në vijim, këtë e thonë edhe shuma analistë perendimorë. Dalja e Trump krah protestueve e ka diskretituar protestën. Irani e mori mesazhin se ka probleme në ekonomi dhe duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve të tij. Por protestat janë skenar nga jashtë.
Kemi Turqinë, Rusinë dhe Iranin që janë për për stabilitet, ndërkohë që Amerika, Arabia dhe Izraeli mundohen të nxisin konflikte. Këto filluan me ISIS por nuk ia dolën, më pas ishte hapi i dytë për krijimin e shtetit të Kurdistanit por bllokada e Iranit, Irakut, Turqisë dhe lufta e ushtrisë siriane e çuan në dështim dhe tani që dështoj edhe kjo, u munduan të përdorin protestat për ekonomi për të nxitur konflikt. Por edhe kjo do të dështojë. Vetë Erdogan kishte telefonuar Rohanin dhe i kishte shprehur mbështetje për të luftuar terrorizmin por edhe dhënien fund të protestave”, tha Jazexhi. (B.H/Faxweb)