Beyonce është përballur me kritika të shumta në Twitter për shkak se ishte pothuajse e vetmja që nuk u ngrit në këmbë, në shenjë respekti për Joaquin Phoenix kur fitoi çmimin e aktorit më të mirë të filmave dramë në Golden Globes.
Vendimi i këngëtares 38-vjeçare për të qëndruar ulur dhe duartrokitur nga vendi në ceremoninë që u mbajt në hotelin Beverly Hilton të dielën, me të vërtetë shkaktoi mjaft pakënaqësi.
Joaquin, 45 vjeç, fitoi çmimin e Performancës më të Mirë nga një Aktor në një film – Dramë, për rolin e tij në “Joker” dhe këngëtarja, e cila mbërriti një orë me vonesë, pati një qëndrim të heshtur në lidhje me pikëpamjet e saj.
Ajo duartrokiti, megjithatë nuk denjoi të ngrihej në këmbë dhe përdoruesit e Twitter, veçanërisht fansat e Joaquin, u mërzitën keq!
Beyonce ishte e nominuar për Këngën më të mirë Origjinale – për kolonën zanore të “Lion King”, por fitorja i shkoi Rocketman, për këngën, Love Me Again.