16:58 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Je gallataxhi i paparë”, Zheji për letrën publike të Ramës: Valixhet besoj i ke gati?

09:21 | 23/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zheji ‘shpërthen’ ndaj Ramës dhe ministrave: Gratë e dashnoret e tyre bredhin me makina luksoze, derdhen si të harbuara…

Analisti Artur Zheji përmes një editoriali të publikuar mbrëmjen e djeshme, ka skanuar letrën publike që kyeministri Rama i bëri Lulzim Bashës. (lexo ketu) Zheji pyet Ramën se çfarë ka ndryshuar brenda pak ditëve, që ai tashmë i drejtohet plot respekt kreut të opozitës Lulzim Basha, ndërsa thotë se ky i fundit, edhe sikur të dojë nuk mund ta lërë betejën në mes.

Duke harruar se sot, do apo sdo Rama apo Luli, është më e fortë dhe më kërkuese edhe se sa Rama, edhe se sa Lulëzim Basha. Sepse vetëvrasjen politike të këtij të fundit, Bashës pra, askush nuk e do, përveç Ramës kuptohet.

Basha, le të bëjë si të dojë, është e drejta e tij, por Partia që ai drejton, sot është më fortë se ai, zgjedhësit e tij, nuk janë lepurusha, që pasi ti i rreh, i gazifikon, i burgos, u lëshohen karrotave të tua”, shkruan mes të tjerave analisti.

Postimi i plotë i Zhejit:

I shkruan letër Lulëzim Bashës. Më ike nga 17 Maji i vitit 2017, i thotë Ramë Ziu, keqkëshilluar dhe keqpqërdorur nga një “small group ëith another agenda” (“nga një grup i vogël me një axhendë tjetër”, sikundër shkruante ish ambasadori Arvizu në 21 Janarin e vitit 2011…)

E çfarë kuptimi ka që e la pas vetes krekosjen e disa ditëve më parë? Nuk do të përplaset më 30 Qershorin e ardhshëm? Nuk i kishte bërë mirë llogaritë? Po Grupi i vogël, me “G” të madhe çfarë thotë? Apo iku edhe ay, grupi që e mbështeste deri në fund në të drejtën e tij “Kushtetuese”?

“I dashur Kryetar”, e fillon letrën e tij, kryeministri. E kujt? Kryetarit të një partie që e provokoi deri ne kockë, duke i thënë e stërthënë se është një parti dhe një popull zgjedhor aseksual, “që nuk i ngrihet!”, sipas “RamëZiut” do thoshte mentori, miku dhe armiku i tij i dikurshëm dhe i sotëm Spartak Ngjela…

Sot na shkruan një letër, krejt pa gabime drejtshkrimore, me “K” të madhe “Kryetar”, e më pas Ju, me “J” të madhe, e të tjera gjëra të mallëngjyeshme si këto.

Një letër flirt, e denjë për recitime “portokallie”, një thirrje e fundit, për çfarë?

Për të mirën e Shqipërisë!

Duke harruar se sot, do apo sdo Rama apo Luli, është më e fortë dhe më kërkuese edhe se sa Rama, edhe se sa Lulëzim Basha. Sepse vetëvrasjen politike të këtij të fundit, Bashës pra, askush nuk e do, përveç Ramës kuptohet.

Sa shumë beson te gënjeshtrat e vjetra, te aftësia e tij për të joshur, që dikur, për vite të tëra, bënte kërdinë, me thënë të vërtetën.

Basha, le të bëjë si të dojë, është e drejta e tij, por Partia që ai drejton, sot është më fortë se ai, zgjedhësit e tij, nuk janë lepurusha, që pasi ti i rreh, i gazifikon, i burgos, u lëshohen karrotave të tua.

Pasi kapin ministrin tënd dhe drejtorat e tu të pangopur, me 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë të shtruar, në një goditje 40 milionëshe pra, tu thuash që burgose dynjanë edhe për 20 euro korrent të papaguar, duke dashur të bësh shtet!

Zgjedhjet do të bëhen patjetër! Por pa ty kryeministër, askush nuk është kundër zgjedhjeve, përkundrazi, zgjedhje o sot o kurrë vlla, se koha me ty në krye po rrjedh shumë keq, dhe është keq edhe për ty. Pyete edhe “grupin e vogël” se edhe ata e dinë po heshtin nga frika para teje.

Valixhet besoj janë gati?

Këtë doje të qartësoje me letrën tënde për kryetarin e PD-së, me shkronjën “K” në krye të fjalës? Je në thelb një gallataxhi i paparë, por ata stë kuptojnë, ske çbën, ktheu në politikë në jetën tënde të katërt, se të tretën ja ke kushtuar rrobëqepjes, në garë me të madhin Kujtim Gjuzi, që po të pret kaq vite, sir!

Etiketa: artur zhejizheji i shkruan rames
Pas

U inagurua nga Lleshaj dhe Veliu në Janar, shembet hyrja e Komisariatit Nr 6

Para

Jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Para
Jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë plot me gozhda

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Rama ‘piketon’ synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

Dibër/ Dy vatra zjarri mbeten aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Papa Leoni XIV bisedon me Netanyahun pas sulmit ndaj Kishës Katolike në Gaza: Të mbrohen vendet e shenjta, të ndalet lufta

Miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut

“Shqipen e fliste si një AI i pakolauduar”, Rama batuta me eksperten e IT: La në SHBA një nga kompanitë më të mëdha të botës, për të punuar këtu

Trump kërkon transparencë për dosjen Epstein, publikimi i dëshmive me vendim gjykate

Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.