Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka pasur një debat me Suzana Guxhollin lidhur me përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve.
Në debat e sipër argumenti i Gjekmarkajt ishte se Basha nuk kishte pasur zgjidhje tjetër. Ndërsa Guxholli e sulmoi duke e quajtur hipokrit, pasi deri në momentin që Basha e kishte vendosur si kandidaturë në listat e deputetëve.
Pjesë nga debati:
Suzana Guxholli: Në kohën kur SHBA-ja e kërcënoi ishte për djegien e mandateve por Basha nuk e mori atë vendim. Basha do të udhëtojë tani në SHBA.
Agron Gjekmarkaj: Nuk e dimë.
Suzana Guxholli: I kërkoi të mos dilte nga Parlamenti, Basha s’e mori parasysh.
Agron Gjekmarkaj: PD-ja a duhet të ketë marrëdhënie solide me SHBA-të apo jo?
Suzana Guxholli: Nuk e vë në diskutim vendimin e SHBA-ve.
Agron Gjekmarkaj: Ju jeni të gjithë hipokritë sepse i ikni thelbit, thelbi është ky….
Suzana Guxholli: Hipokrit s’jam unë, hipokrit je ti… ke thënë të 99-tat për Bashën kur nuk të vuri deputet, tani që të vuri, flet kështu.
Agron Gjekmarkaj: Unë kam të drejtën e fjalës time, nuk ma ndalon njeri. Kam mbështetur Mark Markun.
Suzana Guxholli: Kjo nuk është e ndershme, nuk është e ndershme, mos vërë në gojën timë fjalë që nuk i kam thënë. Unë e konsideroj SHBA-ne vendin e demokracisë. Nuk e kundërhstoj unë SHBA-në.
Agron Gjekmarkaj: Si zgjidhet, si zgjidhet, më jep zgjidhje…me jep zgjidhje.
Suzana Guxholli: Të shkonte në Këshill Kombëtar.