07:29 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Je kështjella jonë”, të rinjtë i shkruajnë Monika Kryemadhit për ditëlindjen (LETRA)

20:53 | 09/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Je kështjella jonë”, të rinjtë i shkruajnë Monika Kryemadhit për ditëlindjen (LETRA)

Të rinjtë e LRI kanë uruar sot deputeten e LSI, Monika Kryemadhi për ditëlindjen e saj.

Në një letër publikuar në rrjetet sociale të shpërndarë nga nënkryetari i LRI, Klevi Pojana, ata e konsiderojnë Kryemadhin një kështjellë dhe një mësuese të mirë.

“ Ne duam të të falënderojmë, jo për kortezi, por për mësuesen që gjetëm te ti, për derën e hapur dhe përkushtimin që tregon ndaj nesh, për kohën që zgjedh ta kalosh me ne dhe të na trajtosh me dhembshurinë e një nëne pa u stepur të na kritikosh atëherë kur gabojmë dhe duhet të tregohemi më të matur! Ti je e veçantë, sepse është e pamundur të gjendet dikush tjetër që ka çiltërsinë, ekspresivitetin dhe energjinë që ke ti”,- shkruhet ndër të tjera në letrën e të rinjve të LRI.

LETRA:  

Ti, je kështjella jonë!

Në botë, ekzistojnë me miliona e miliona fjalë, por vështirë, tepër e vështirë është të gjendet një fjale tjetër, që të përshkruan e përshtatet kaq shumë me ty!

Me ty, gruan e fisme dhe energjike, që qëndron hera-herës në heshtjen që krijon hija e një burri dhe lideri të madh!

Me ty, politikanen hekurt, që nuk trembet prej asnjë sfide e asnjë vështirësie dhe që ia del të triumfojë gjithmonë, falë besimit dhe dashurisë pa kushte, që askush tjetër si ti, u fal njerëzve mbarë!

Me ty, nënën e kujdesshme që në jetë zgjedh të të bëhet shoqe, sepse ti e ke kuptuar se nuk vlen asgjë më shumë në botë, sa vlen një shoqe jete!

Sot është një ditë e veçantë, ku miq e dashamirës nga Shqipëria e bota mbarë të urojnë shëndet, mbarësi e jetë të gjatë me rastin e ditës tënde të lindjes!

Ndoshta, letra të tilla urimi të vijnë shumë, e ndodh që ndjeshmëria jote ndaj tyre ndofta të zbehet disi, por kjo, nuk është një letër si gjithë të tjerat!

Do të ishte e tillë, po të shkruhej me fjalë të mëdha e të bukura, që do të tingëllonin ëmbël për veshin, por ne nuk e duam këtë, ne duam të trokasim në shpirtin tënd, e ti dhurojmë atij dashurinë tonë, dashurinë për njeriun e thjeshtë që pa e njohur aspak, na dha mbështetje dhe këshilla, na hapi rrugët dhe na lehtësoi pengesat, na motivoi dhe na tregoi se suksesi kalon nëpërmjet një rruge të gjatë dhe të mundimshme, që kërkon vullnet, punë dhe pasion.

Ne duam të të falënderojmë, jo për kortezi, por për mësuesen që gjetëm te ti, për derën e hapur dhe përkushtimin që tregon ndaj nesh, për kohën që zgjedh ta kalosh me ne dhe të na trajtosh me dhembshurinë e një nëne pa u stepur të na kritikosh atëherë kur gabojmë dhe duhet të tregohemi më të matur!

Ti je e veçantë, sepse është e pamundur të gjendet dikush tjetër që ka çiltërsinë, ekspresivitetin dhe energjinë që ke ti.

Ti je e veçantë, sepse nuk përton të marrësh fshesën vetë dhe t’i tregosh një vajze se sa rëndësi ka që një grua të dijë të kujdeset për familjen dhe për vetveten, pa harruar në asnjë çast se familja dhe karriera për një grua mund dhe duhet të ecin paralelisht!

Ti je e veçantë, sepse gjithmonë përpiqesh të na tregosh se, që një djalë të bëhet një ditë burrë i madh, duhet në radhë të parë të jetë i sjellshëm dhe i kujdesshëm, pasi siç thua dhe ti vetë është karakteri që e zbukuron njeriun!

Ne duam të themi se ndjejmë fat dhe privilegj që punojmë me ty dhe ashtu si dikur, ne urojmë për ty hiç më shumë e hiç më pak, se atë që Bora, Besari dhe Era duan për ty!

Qofsh gjithmonë e lumtur dhe e shëndetshme pranë të dashurve të zemrës Kështjella jonë #Mona!

Me dashuri të rinjtë që ti do dhe të duan pafund, LRI!

(M.D/ Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Monika Kryemadhi
Pas

Lindita Halimi shkëlqen në koncertin e parë të Eurovizion-it, refuzon të këndojë “playback” (VIDEO)

Para

INTERVISTA E PANJOHUR / Vlahutin: Emërimi në Tiranë, arritja më e madhe e jetës time

Para
INTERVISTA E PANJOHUR / Vlahutin: Emërimi në Tiranë, arritja më e madhe e jetës time

INTERVISTA E PANJOHUR / Vlahutin: Emërimi në Tiranë, arritja më e madhe e jetës time

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pakti i ri midis Melonit dhe Macronit: Le ta mbrojmë Evropën së bashku

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që rrit tarifat doganore për çelikun dhe aluminin në 50%

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.