Modelja Emina Çunmulaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas herë publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj. Me modestinë dhe thjeshtësinë që e karakterizon, modelja asnjëherë nuk e ka fshehur lumturinë e saj në rrjetet sociale. E martuar prej vitesh me biznesmenin iranian, Sam Nazarian, Emina është edhe nënë e dy vajzave.
Por si rrallëherë, Emina i ka kushtuar një dedikim plot ndjenjë bashkëshortit të saj, ku thekson se të dy ata janë partnerë Alfa.
’Ti je mbreti im dhe unë jam mirënjohëse për ty çdo ditë.Disa herë më çmend, por hej kështu ndodh zakonisht kur një femër Alfa, ka përkrah një mashkull Alfa.Gjithmonë pranë njëri –tjetrit’ ka shkruar në postim modelja.(J.D/Faxweb.al)