21:30 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Je pjesë e kulturës së plehrave”, Tufa-Hilës: Krimb plehu, barbar, babai jot hetues mizor në diktaturë me femrat

10:51 | 17/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
“Je pjesë e kulturës së plehrave”, Tufa-Hilës: Krimb plehu, barbar, babai jot hetues mizor në diktaturë me femrat

Gazetari Dritan Hila nuk ka lënë pa komentuar përsëri temën për “Ndalimin apo jo të trasmetimit të filmave të kominizmit”, por ai pjesë të komentit të tij bëri edhe Agron Tufën.  Hila ndër të tjera është shprehur se Agron Tufa është pjesë e kulturës së plehrave.

“Pas sulmit ndaj Diana Çulit, Agron Tufa ka hedhur idene e rishikimit te filmave te bera ne kohen e komunizmit. Madje me Tufen po rreket ta sqaroje edhe Pirro Milkani tek “Pasdite”. 
Personalisht mendoj se kjo eshte nje tentative e Tufes per te qene pjese e tregut mediatik. Por eshte edhe shenje e degradimit te standarteve te mediave tona te cilat i japin ze “trash cultur”-es (kulture per plehra). Sepse kemi trash-letersi, trash-muzik, trash-media dhe natyrisht trash-kritike, pjese e te ciles eshte edhe Tufa. 
Nese bota do ti hynte seleksionimit te kultures sipas standarteve ideologjike atehere do te mbesnim me fare pak fashikuj neper biblioteka. Ndersa Shqiperia, per vete shkaqet historike, do te mbetej pa korpusin me te madh letrar, muzikor dhe fare pa kinematografi. Atehere vertete do shkelqente romani “Tenxherja” i Tufes. Por edhe demenca jone kombetare. 
Arti ka vetem nje censor: kohen. Kush tenton te marre atributet e kohes, eshte ai personazhi i Servantesit, qe quhet Don Kishot. Po iki se duhet te pyes Petrit Vasilin, tani. Mbase i shpeton ndonje fjale ça do beje me koalicionin.”, u shpreh Hila.

Por për këtë koment ka reaguar edhe shkrimtari Agron Tufa ku Hilën e quan një krimb plehu, teksa i kujton edhe kohën kur i ati i tij hetues i diktaturës torturonte femrat.

“Kritik letrar apo Barbar në Kopsht. Pas I. Kadaresë, A. Fugës, S. Hamitit, L. Topçiut e shumë penave të tjera, me vlerësimin e krijimtarisë sime letrare po përpiqet të merret dhe … mender me thanë… Dritan Hila. Se ç’lidhje ka ky Lyth sekrecionesh enveriste me letërsinë, pak e kuptoj. E duke qenë se në këtë “kopsht” (letrar) ai është thjesht një “barbar”, që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht. Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit, hetues mizuer, me të burgosurit e pambrojtur politikë -sidomos me femrat”, shkrun Tufa.

Më tej ai shoton se Hilën Dritanin s’e lë të qetë titulli i një romanit i tij, “Tenxherja”
“Dritanin s’e lë të qetë titulli i një romanit tim – “Tenxherja”, (nderuar me çmimin “Rexhai Surroi”, si romani më i mirë i vitit, Prishtinë 2010). Tenxherja në roman është thjesht një mjet, që lidh narrativa të përgjakshme burgjesh të komunizmit, burgje të cilat i ngriti i ati i Dritanit me shokë, burgje ku vuajti im atë me shokē, tenxhere burgjesh me të cilën tallet i biri i atij që i ngriti këto burgje. Bravo, antropoid i lirë! Edhe një tjjetër si ti u mundua para ca vitesh të tallet, me të njëjtin roman, edhe ai bir vrasësi e ndërtues burgjesh, por u çmend dhe vrau veten. 
Por kthehemi tek interesi i papritur i antropoidit tonë për kopshtin tim letrar. 
Si duket, është fiksuar keq dhe e paska humbur qetësinë, sepse:

S’i hahet, s’i pihet,
Numëron tespihet.

Çdo mëngjes Dritangut
I del njëra mangut.

Po mjaft! Se ç’përfaqëson kjo pako antropomorfe ekskrimentesh në vargmalet me pleh të tranzicionit tonë, këtë gjithmonë e kam ditur, për shkakun elementar, se plehu kutërbon. Ajo që nuk e kisha ditur ende ishte teza: “A ekziston vallë hierarkia midis plehërave?”. Kisha, në parim, përshtypjen se jo. Paskam qenë dallash! Se ka pleh, po ka ku e ku më keq: pleh plehu! Në e daçi dhe më saktë: krymb plehu!”, u shpreh Tufa.

Por gazetari Dritan Hila ka komentuar përsëri mbi fjalët e shkruara të Argon Tufës ku shprehet se ky i fundit e ka sulmuar me një gjuhë të denjë prej burgaxhiu. 

“Sot sapo hapa syte morra vesh qe autori romanit “Tenxherja”, Agron Tufa, me kishte sulmuar ne fb me nje gjuhe te denje prej burgaxhiu. Eshte momenti i vetem qe kuptoj sesa e eger ka qene diktatura komuniste, kur shikoj deformime te tilla karakteriale.
Ne perroin e tij psiqik nuk kishte asgje qe lidhet me temen ku une e kisha permendur dhe qe bente fjale per filmat, por vetem shante duke zene nga im atë, dhe deri tek familja dhe martesa. Kjo eshte nje nder deshmite qe diktatura jo vetem i ka hyre ne palce, por ka degjeneruar ne formen e diktatures se rruges.
Dua te sqaroj se babai im ka qene oficer i kunderzbulimit (madje i larte), apo siç njihet ne zhargon “oficer inteligjence”. Inteligjence qe Tufa nuk e zoteron aspak. Objekti i punes se tyre ka qene zbulimi i veprimtarise se agjenturave te huaja dhe asnjehere hetimi i cili ka qene sektor me vete. Madje nuk ju lejohej identifikimi. Besoj se edhe Tufa e ka marre vesh se ky vend ka qene, eshte dhe do te jete synim i armiqve te huaj ndaj te cileve duhet mbrojtur dhe kete e bejne njerez dhe sherbime te inteligjences dhe jo levrues te drurit si idhulli i tij Gazidede.
Keto dosje nuk jane hapur dhe nuk do hapen pasi kane te bejne me sigurine e vendit. Ndaj ato qe thote per ngacmime femrash nuk jane asgje me shume, vetem se sajime te fantazise se tij te varfer per ta bere sulmin sa me te ndyre, ose te manipuluara nga dosje te vjedhura per te cilat duhet te pergjigjet penalisht.
Sa per staturen e tij publike dhe artistike, sot me shume se kurre jam i bindur ne zgjedhjen qe kam bere per mos harxhuar kohe te lexoj krijimet e tij. Nuk ma mbush mendjen asnje lloj rekomandimi. Ashtu sikurse jam i ndergjegjshem se njerez te tille jetojne vetem nepermjet presionit dhe sharjeve me te cilat trembin zyrtare per te zhvatur fonde dhe programe. Dhe per kete fajin nuk e ka Agroni, por ata qe levrojne fonde per te financuar plehra.”, shprehet Hila. 

(J.V/Shuplaka)

 

 

Pas

“Nuk është turp të falësh nënën”

Para

Gruaja i shkon deputetes demokrate te çadra, e priti sa të mbaronte takimin dhe …(FOTO)

Para
Gruaja i shkon deputetes demokrate te çadra, e priti sa të mbaronte takimin dhe …(FOTO)

Gruaja i shkon deputetes demokrate te çadra, e priti sa të mbaronte takimin dhe ...(FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.