Vijojnë reagimet e shumta pas vendimit të Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen si kryeministër i Kosovës.
Përveç politikës, edhe qytetarët në Shqipëri, Kosovë e kudo ka shqiptarë kanë dalë hapur në mbështetje të kreut të AAK-së.
Në rrjetet sociale, madje, po qarkullojnë meme ku përveçse tregohet mbështetja për Haradinajn, bëhet edhe krahasimi i tij me Edi Ramën.
Dorëheqja e Ramush Haradinajt vjen pas thirrjes së Gjykatës Speciale.
Sipas Haradinajt, ai do të dalë para gjykatës si qytetar i lirë i Kosovës dhe jo si pushtetar.